Në kuadër të një hetimi për trafik narkotikësh dhe pastrim parash, Prokuroria e Posaçme njofton se ka sekuestruar pasuri me vlerë totale 77 milionë lekë ose rreth 800 mije euro në emër të Franc Çopjas dhe Ardian Çelës, emra të njohur për botën e krimit. Sipas njoftimit zyrtar, hetimi ka identifikuar pasuri që përbëjnë produkte të veprimtarisë kriminale në emër të subjekteve në hetim dhe familjarëve të tyre. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë caktoi me vendim të 14 tetorit masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” ndaj dy shtetasve. Nën sekuestro një tokë arë me sipërfaqe 2 mijë m² në Sharrë, Tiranë, si dhe kuotat e një shoqërie tregtare me seli te rruga e Dibrës në kryeqytet. Sipas noftimit, në pronësi të kësaj kompanie janë gjithashtu 25 automjete, konkretisht 24 automjete të markës Volksëagen, si dhe një automjet Toyota.