Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka thirrur një tjetër protestë kombëtare të shtunën e 31 tetorit. Ai tha se protesta bëhet për të mbështetur studentët. Berisha - Partia Demokratike thërret protestë kombëtare në mbështetje të studentëve. Asgjë nuk e ndan më Partinë Demokratike nga këto dy parime: mbështetje e fuqishme, mbrojtje e tyre. Ky është përcaktimi ynë. Berisha tha se vendimi për të bojkotuar punimet në komisionet parlamentare është vendim i grupit parlamentar, ku përfaqësuesit e PD shkojnë dhe përmes një deklarate dënojnë dhunën ndaj studentëve.