Ndryshimet në pamje të cilat kishte kryer, e kanë shpëtuar disa herë nga arrestimi. Bëhet fjalë pikërisht për të shumëkërkuarin Nuredin Dumani, tashmë në pranga. Pamja e 40-vjeçarit në momentin e arrestimit nuk ka apak ngjashmëri me foton të cilën dispononin autoritetet policore, të marrë nga sistemi TIMS. Në këtë mënyrë, dyshime ka se ka qenëpikërisht ky kamuflim I tij, që e ka shpëtuar nga dhjetra aksione policore të zhvilluara për kapjen e tij.