Top News – Taksa për kompanitë e mëdha/ Vendet e pasura arrijnë marrëveshjen historike
05/06/2021 16:33

Ministrat e Financës të grupit të shtatë vendeve më të industrializuara kanë arritur një marrëveshje “historike” për vendosjen e një takse për kompanitë e mëdha multinacionale. Ministrat e Financave, që u takuan në Lodër, u zotuan për vendosjen e një takse për korporatat, prej një niveli minimal prej 15 për qind. Kompanitë si Amazon, Google dhe Facebook mund të jenë në mesin e kompanive që do të preken nga kjo taksë. Ky vendim mund të bëjë që qeveritë të pranojnë miliarda dollarë si taksë nga këto kompani dhe me këto të holla, ata mund të paguajnë borxhet që kanë marrë gjatë krizës së pandemisë COVID-19. Marrëveshja – e arritur ndërmjet Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë, Kanadasë, Italisë dhe Japonisë – do t’u bëjë presion që edhe vendet e tjera të ndjekin të njëjtin shembull, kur do të takohen në samitin e G20-ës muajin e ardhshëm. Edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden kishte bërë thirrje që taksa për korporatat të jetë në nivel prej 15 për qind. Për vite me radhë, qeveritë në mbarë botën janë përballur me sfidën e vendosjes së taksave për kompanitë globale, që operojnë në shumë vende të botës. Aktualisht, kompanitë e mëdha, siç janë Amazon dhe Google, mund të hapin degë të kompanive të tyre në shtetet që kanë taksa relativisht të ulëta për korporatat dhe në po ato vende ata deklarojnë edhe profitet e tyre. Kjo nënkupton, që kompanitë mund të paguajnë taksën lokale të vendit ku kanë të vendosura përfaqësitë, edhe nëse kompanitë fitimin kryesor e kanë bërë nga shitjet në ndonjë vend tjetër. Dhe marrëveshja e arritur të shtunën nga G7 parasheh që ta ndalojë këtë praktikë.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43