Kryeministri I Kosovës Albin Kurti ka shmangur gazetarët, teksa është pyetur për takimin e zhvilluar mbrëmjen vonë të së dielës me kreun e PDK, Bedri Hamza. Ky I fundit ka deklaruar para mediave, se me kryeministrin kanë diskutuar për situatën aktuale politike, nevojën e miratimit të projektligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e presidentit. Hamza tha se për PDK-në prioritet është miratimi i projektligjit për Dhomat e Specializuara, pastaj janë të hapur për të diskutuar për çështjen e presidentit. Kreu I Partisë Demokratike të Kosovës tha se në takimin me Kurtin nuk është diskutuar për emra konkretë sa i përket presidentit.