Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë ndaj Stefan Raduloviç për veprat penale ‘Kryerja e veprës terroriste’ dhe ‘Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’. Sipas aktakuzës, më 24 shtator të 2023, në fshatin Banjskë Stefan Raduloviç së bashku me të pandehurit e tjerë të përfshirë në aktakuzën e ngritur më 11 shtator 2024, ka marrë pjesë në sulmin ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës, si pjesë e një grupi terrorist të strukturuar dhe të armatosur rëndë. Raduloviç u arrestua në prill të këtij viti dhe gjendet në paraburgim. Përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë ka marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili gjendet i lirë në Serbi. Në prill të këtij viti Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi me burgim të përjetshëm Blagoje Spasojeviτ dhe Vladimir Toliç, ndërsa Dushan Maksimoviç me 30 vjet burgim. Tre të dënuarit janë në mesin e 42 personave të akuzuar për sulmin, përfshirë Radoiçiqin që pasi ishte marrë në pyetje në Beograd më 2023 u la I lirë.