Top News – Sulmi në Kongresin Amerikan/ Polici i vrarë, 18 vite në shërbim
03/04/2021 15:10

Një polic në shërbim prej shumë vitesh, humbi jetën pasi një shofer përplasi makinën e tij mbi oficerët në një barrikadë sigurie pranë godinës së Kongresit. Incidenti ndodhi pak pas mesditës. Makina, një sedan blu, u përplas mbi barrierën duke plagosur dy policë. Shoferi që ngiste makinën kishte një thikë me vete dhe u qëllua nga dy oficerët në vendngjarje. Si i dyshuari ashtu edhe dy policët u dërguan në spital, dhe atje, njëri nga oficerët dhe i dyshuari, humbën jetën. Oficeri quhej Uilliam Evans dhe humbi jetën si pasojë e plagëve të marra në përplasje. Zyrtarët konfirmuan lajmin e vdekjes së oficerit, i cili kishte 18 vite që shërbente në policinë e kongresit. Zyrtarët e policisë thanë se agresori nuk ishte i njohur për policinë dhe se incidenti nuk mendohej si i lidhur me terrorizmin. Presidenti joe Biden sapo ishte larguar nga shtëpia e bardhë, në drejtim të Camp David, kur ndodhi incidenti. Ai dhe bashkëshortja e tij lëshuan një deklaratë, ku shprehën keqardhjen për rastin dhe ngushëlluan familjen e Evans. Flamuri në shtëpinë e bardhë ndërkohë u ul në gjysmë shtizë. Incidenti ndodh rreth tre muaj pas sulmit të 6 janarit në kongres, nga mbështetës të ish presidentit Trump. Policia tha se nuk kishte një lidhje mes incidentit dhe trazirave në kongres që cuan në vdekjen e pesë personave. Tani hetuesit po rrëmojnë në të shkuarën e agresorit, 25 vjecatrit Noah Green, për të mësuar më shumë për motivet që e shtynë të ndërmerrte sulmin. Green e përshkruante veten si një ndjekës të islamit por zyrtarët nuk kanë bërë një lidhje as me motive terrorizmi për momentin.

Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54