Top News – Studimi për Shqipërinë / OKB jep orientime mbi gjenerimin e fondeve për pensionet
21/04/2023 21:44

Organizata e Kombeve të Bashkuara përcaktoi tetë drejtime ku qeveria shqiptare duhet të punojë për të gjeneruar fondet e nevojshme për rritjen e pensioneve dhe asistencës sociale. Në harkun kohor të dy viteve të fundit është krijuar një hendek në skemën e pensioneve për shkak të brezit që punoi gjatë periudhës së tranzicionit kryesisht me paga të ulëta apo edhe në informalitet. Kjo situatë po sjell varfëri në moshën e tretë, në një preiudhë kur inflacioni për muajin mars shënon 5.3 për qind. Në një studim për Shqipërinë OKB ka evidentuar disa hapësira fiskale të cilat mund të shfrytëzohen pët të gjeneruar fonde dhe për t’i shpërndarë ato në drejtim të rritjes së pensioneve. Zgjerimi i mbulimit të sigurimeve shoqërore dhe të ardhurave nga kontributet; Rritja e të ardhurave tatimore; Eliminimi i flukseve të paligjshme financiare; Rishpërndarja e shpenzimeve publike; Përdorimi i rezervave valutore fiskale që administrohen nga Banka Qendrore; Menaxhimi i borxhit: huamarrja ose ristrukturimi i borxhit sovran; Rritja e ndihmave dhe transfertave dhe Miratimi i një kuadri makroekonomik më akomodues janë disa nga metodat që mund të ndiqen dhe të çojnë në rritjen e pensioneve dhe ndihmës sociale. Decentralizimi fiskal dhe administrativ i Shqipërisë që filloi në vitin 2015 bëri që një pjesë e madhe e administrimit dhe financimit të ndihmës sociale dhe shërbimeve sociale të transferoheshin nga pushteti qëndror tek pushteti vendor. Të ardhurat e pushtetin vendor shfaqën një trend rritës, gjithashtu edhe të ardhurat e arkëtuara nga taksat dhe tatimet u rritën për shkak të inflacionit çka krijon një mjedis komod ekonomik për rritjen e pensioneve.

Top Channel/ Përplasje të forta në protestë, tensione mes policisë dhe protestuesve
17/11 23:38
Top Channel/ Rama kunj Farage: Të zuri mallkimi ynë! Turp që u more me shqiptarët, do jemi në BE
17/11 23:34
Top Channel/ Pranga sapo del nga spitali, arrestohet shoferi që aksdentoi për vdekje policin
17/11 23:30
Top Channel/ Arrestohet për ryshfet polici, një efektiv i rrugores në Kavajë u prangosur nga AMP
17/11 23:26
Top Channel/ Berisha, tjetër ftesë Qorit: Të bashkohemi të gjithë, duhet hequr Rama
17/11 23:24
Top Channel/ Lirohen dy protestuesit e Manzës, Gjykata e Durrësit shpall të paligjshëm arrestimin
17/11 23:20
Top Channel/ Rama ftesë publike Japonisë: Merrni pjesë për hekurudhën Durrës-Prishtinë
17/11 23:16
Top Channel/ Siguria rrugore hyn në shkolla, nga 2027 sistemi elektronik i biletave në transport
17/11 23:14
Top Channel/ Gjykata e Lartë rrëzon Becchettin, mbetet në fuqi dënimi me 12 vite burg
17/11 23:12
Top News- ‘Farage, e zuri mallkimi shqiptar’, Rama: Nuk është i mirë në mbajtjen e premtimeve
17/11 22:48
Top News- Pranga policit në Kavajë, akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion
17/11 22:42
Top News- Protestë dhe përplasje me policinë/ Disa të shoqëruar gjatë tensioneve tek Kryeministria
17/11 22:14
Top News- 12 vite burg për Becchettin, Gjykata e Lartë ‘vulos’ dënimin për biznesmenin italian
17/11 22:10
Top News- Hekurudha Durrës-Prishtinë, Rama fton japonezët për ndërtimin e projektit 1.8 mld euro
17/11 21:12
Top News- Dëbohen nga Italia dy shqiptare/ Qëndrim i parregullt, njëra e dënuar për grabitje
17/11 21:11
Top News-Kontrabandë me ilaçet nga Italia/Prokuroria i sekuestron mbi 10 mln euro pasuri biznesmenit
17/11 20:30
Top Channel/ Më shumë të ardhura për artin, do të mbajë 90% të të ardhurave të tyre
17/11 20:06
Top Channel/ Ujqërit mbysin delet në Kuçovës, kryefamiljari: U turrën të më kafshonin
17/11 19:58
Top Channel/ BE “zhbllokon” zgjedhoren, takimet me ambasadoren rikthyen në tryezë PS-PD
17/11 19:51
Top Channel/ Diella dhe gjoni i tenderave! Rama prezanton sistemin e ri të prokurimeve me AI
17/11 19:49