Në godinën e Qeverisë së Kosovës u mbajt këtë të shtunë takimi i parë i grupit të punës për hartimin dhe bashkërendimin e strategjisë shtetërore dhe institucionale në lidhje me procesin gjyqësor ndaj ish krerëve të UÇK në Hagë. Takimi me dyer të mbyllura për mediat u udhëhoq nga ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca. Në takim morën pjesë deputetja e PDK-së dhe ushtruesja e detyrës së kryetares së kësaj partie, Vlora Çitaku, deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, si dhe Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje.