Top News – Skulptura e Giacomettit/ Pritet të kalojë 100 milionë usd
26/10/2020 19:16

Një skulpturë nga artisti zviceran Alberto Giacometti po shitet në ankand në Sotheby’s me një cmim fillestar prej 90 milionë dollarësh, por oferta fituese të martën mund të mbetet sekrete pasi shitja do të bëhet me zarfe të mbyllura. Nëse "Grande femme I" shitet për më shumë se 100 milionë dollarë, atëherë Giacometti do të barazojë Pablo Picasson si artisti i dytë i vetëm me katër vepra të shitura përtej këtij pragu. Skulptura 2.68 metra e lartë prej bronzi, një figurë femërore, u realizua në 1960 si pjesë e një serie skulpturash të mëdha për ambjente të jashtme që duhej të shkonte në Chase Manhattan Plaza në Nju Jork, por asnjëherë nuk u instalua atje. Sipas rregullave të ankandeve hibride, blerësit e interesuar mund të bëjnë vetëm një ofertë sekrete, prej të paktën 90 milionë dollarësh. Ankandi mbyllet mbrëmjen e të martës dhe vepra do ti shkojë ofertuesit që ka dhënë ofertën më të lartë. Ndryshe nga një ankand tradicional, shifra e blerjes nuk do të publikohet edhe pse blerësi mund ta bëjë këtë nëse do. Që nga 2010, tre vepra të artistit zviceran, janë shitur për më shumë se 100 milionë dollarë dhe ato janë skulpturat e vetme që kanë arritur këtë nivel. Një skulpturë bronzi e 1947 u shit për 141.3 milionë dollarë në shtëpinë e ankandeve Christie’s në nju jork në 2015, skulptura më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në një ankand.

Top News – ‘Pse e ndërpreve karburantin?’, detajet e fundit nga tragjedia e rrëzimit të avionit
15/07 21:15
Top Channel/ Rrëfimi i veçantë i gazetarit të BBC për intervistën me Trump: mendova se kisha humbur
15/07 19:59
Top Channel/ Putin refuzon ultimatumin e Trump, burimet për Reuters: Ai do luftë, Perëndimi…
15/07 19:59
Top Channel/ “Pse i fikët motorët?!” Britmat para përplasjes së Air India zbulojnë detaje tronditëse
15/07 19:58
Top News – Netanyahu në telashe politike / Nuk ka më shumicë, partia fetare del nga koalicioni
15/07 15:33
Top News – Çfarë janë raketat Patriot…dhe pse Ukraina ka dëshpërimisht nevojë për to?
15/07 15:31
Top News – HIMARS, Patriot dhe Stinger…Tajvani zbulon arsenalin që do përdorë kundër Kinës
15/07 15:30
Top News – Trenat ‘lundrojnë’ në ujë…Përmbytet metroja e Nju Jorkut, stuhi të forta shiu
15/07 15:29
Top News – Zelenski ‘shkund’ qeverinë / Riorganizim me fokusin te marrëdhëniet e reja me Trump
15/07 15:21
Top Channel/ Reagimi i Grenell, tërhiqet Osmani? “Serbia, dorë e zgjatur e Rusisë, por…”!
15/07 14:46
Top Channel/ “Volodimir, mund ta godasësh Moskën”? Zbardhet biseda e Trump dhe Zelensky!
15/07 14:45
Top Channel/Gazetari shpërthen në lot teksa lexohej vendimi ku dënohej bosi i Camorrës: Kurrë nuk…
15/07 14:03
Top News – Gjermania blen ‘Patriotët’ e Trumpit / Merz mirëpret vendimin për armët në Ukrainë
15/07 12:40
Top News – Shpërthen Kina, sfidon Trumpin / Rritja ekonomike mbi pritshmëritë, pavarësisht tarifave
15/07 12:36
Top News – BE publikon ‘listën e zezë’ të tarifave/ Avionët, makinat e pijet amerikane në shënjestër
15/07 12:35
Top News – Zjarr ferri mbi Ukrainë…Rusia ashpërson sulmet, çfarë kërkon Putini?
15/07 12:33
Top Channel/ Trump paralajmëron Rusinë: Jam i zhgënjyer, por ende s’kam mbaruar me Putinin
15/07 12:32
Top News – Piloti ishte në depresion…Katastrofa ajrore me 260 viktima, detajet e hetimit
15/07 12:30
Top News – Rusia hedh poshtë ultimatumin: Nuk duam t’ia dimë për ‘teatrin’ e Trumpit
15/07 12:29
Top News – Trump: Nuk kam mbaruar me Putinin! 50 ditë ultimatum për marrëveshjen e armëpushimit
15/07 12:28