Top Channel/ Rrëfimi i veçantë i gazetarit të BBC për intervistën me Trump: mendova se kisha humbur
15/07/2025 19:59

Gazetari i BBC-së, Gary O’Donoghue raportimi i të cilit bëri bujë në botë kur ndodhi atentati ndaj presidentit, rrëfeu se si zyra e Donald Tump e telefonoi teksa flinte për të zhvilluar një intervistë në 1 vjetorin e atentatit ndaj tij në Pensilvani. Presidenti amerikan, Donald Trump e ka zakon t’i telefonojë gazetarët papritur. Trump duket se preferon një bisedë telefonike të hapur sesa një intervistë para kameras thotë gazetari i BBC-së. Të hënën në mbrëmje ishte radha ime. Dhe do të jem i sinqertë me ju – isha në gjumë kur Shtëpia e Bardhë i ra telefonit. Raportimi im nga ajo ngjarje kishte bërë bujë globale dhe ndoshta tërhoqi vëmendjen e presidentit. Kështu që gjykova se ndoshta ajo lidhje mund të ishte një mënyrë për të siguruar një intervistë presidenciale, gjëra mjaft të rralla për organizatat e huaja të lajmeve në SHBA. Të dielën në mbrëmje më thanë se isha vetëm disa minuta larg telefonatës, kështu që unë dhe ekipi im po prisnim gati për të regjistruar, por nuk ndodhi. Deri mbrëmë, kisha hequr dorë nga intervista dhe pas disa javësh të gjata në rrugë pa një ditë pushim, isha i rraskapitur dhe po bëja një sy gjumë. Pastaj telefoni ra. U përgjigja me vështirësi dhe papritmas dëgjova zërin e Sekretares së Shtypit, Karoline Leavitt: “Përshëndetje Gary, jam këtu me presidentin” Vrapova në dhomën time të ndenjes për të gjetur regjistruesin tim dixhital, linja u ndërpre dhe mendova se e kisha humbur. Por ata u kthyen në linjë dhe kalova pothuajse 20 minuta duke folur me presidentin për gjithçka, nga ajo natë fatale, te frustrimet e tij me Vladimir Putinin, te besimi i tij i ri në NATO dhe te pikëpamja e tij për Mbretërinë e Bashkuar”, ka deklaruar gazetari për atë ditë të veçantë.

Top Channel/ Franca akuzon Iranin se “shkriu” frigoriferët në Europë
09/11 23:42
Top Channel/ Dokumentet sekrete, rusët humbën 400 mijë ushtarë në luftë
09/11 23:27
Top Channel/ Lufta drejt fundit, e “tregon” rënia e çmimit të naftës
09/11 23:21
Top Channel/ Merz, presion BE për Ukrainën: Financoni ose bllokoj buxhetin
09/11 23:16
Top News – Vëllai i ish Kryeministrit arrestohet për trafik klandestinësh
09/11 22:45
Top Channel/ A është shiu çelësi i lumturisë? Profesori zbulon efektet surprizuese të motit tek…
09/11 22:03
Top News – Fajtor për përdhunim. Aktori britanik, Russell Brand dënohet me 10 vite burg
09/11 22:00
Top Channel/ Arrestohet vëllai i Orbanit, dyshohet për trafikim të qenieve njerëzore
09/11 20:01
Top News – BE me masa të rrepta. Në listë të zezë dhjetë ‘kurthe’ manipuluese online
09/11 20:00
Top News-E premtja e zezë ‘tërbon’ amerikanët/ Të gjithë në pritje të uljes së çmimeve të produkteve
09/11 19:20
Top News – Ushtritë Evropiane ‘hyjnë’ në Ukrainë / Stërvitje e ‘Të vullnetshmëve’ në Poloni
09/11 15:35
Top News – Stuhi në Gaza, përmbyten tendat / Të paktën pesë viktima, shembet masivi i rërës
09/11 15:23
Top News – Habit Biden: Trump është servil / Ish presidenti publikon kujtimet, ja çfarë shkruan
09/11 15:13
Top News – E djathta në Spanjë kryeson…Zgjedhje më 29 nëntor, ja çfarë thonë sondazhet
09/11 15:11
Top News – 450 mijë ushtarë rusë të vrarë / Numri ‘rrjedh’ nga Kremlini pas sulmit kibernetik
09/11 15:09
Top News – Pak gjasa për sulme të reja në Iran / Trump i jep një shans bisedimeve: Varet nga…
09/11 14:21
Top News – Trump takohet me Putin dhe Xi Jinping / ‘Dalin bukur në foto’, javën e ardhshme në Kinë .
09/11 14:09
Top News-‘Fik dritat’ gazeta e fundit e pavarur në Rusi/U themelua nga Gorbaçovime paratë e Nobelit
09/11 14:06
Top News – Në shënjestër të spiunazhit kinez / Bosi i Nvidias pranon aferën, letër punonjësve
09/11 13:53
Top News – Ndryshime territoriale në Ukrainë / Trump është i hapur, vendi nën sulme ruse
09/11 12:09