Top News – Zjarr ferri mbi Ukrainë…Rusia ashpërson sulmet, çfarë kërkon Putini?
15/07/2025 12:33

Kievi dhe Odesa në Ukrainë janë vënë nën sulmet më masive ruse që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës. Moska po sulmon me qindra dronë dhe raketa. Sipas mediave lokale, në Odesa u goditën ndërtesa e qendrës së rekrutimit të ushtrisë ukrainase dhe ndërtesa banimi. Një ditë më parë, të paktën dy persona u vranë në një sulm masiv në Kiev të Ukrainës. Disa lagje të qytetit u goditën. Kryebashkiaku Vitali Klitschko raportoi se një stacion ambulancash u shkatërrua. Kohët e fundit, janë regjistruar një seri sulmesh masive të kombinuara ruse. Ajo që ndodhi natën e 4 korrikut në Kiev, për shembull, quhet edhe si "nata e ferrit" nga mediat ukrainase. Ushtria ruse përdori më shumë se 500 dronë dhe raketa Kinzhal dhe Iskander. Pas kësaj, edhe Presidenti amerikan Donald Trump, i cili më parë e kishte paraqitur veten si ndërmjetës në konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës, tha se ishte i zhgënjyer me Rusinë. Ai gjithashtu e ashpërsoi retorikën e tij ndaj Kremlinit. "Putin po bën shumë budallallëqe", tha Trump, duke shtuar se presidenti rus është "gjithmonë shumë i sjellshëm", por në fund "kjo rezulton të jetë e parëndësishme". Menjëherë pas këtyre deklaratave, SHBA rifilloi dërgesat e armëve në Ukrainë, mes të cilave predha artilerie dhe obusë. SHBA ka vendosur madje të dërgojë përsëri edhe sisteme Patriot.

Top Channel/ Franca sfidon Turqinë për bllokun Greqi-Qipro
10/11 23:32
Top News- UFO-t ballë për ballë me avionët amerikanë, Trump flet drejtpërdrejtë: Rrëfen dëshmitë
10/11 23:00
Top News- “Qytet raketash nëntokësor”, Irani zbulon bazën me armatim, mesazh i prerë për SHBA
10/11 22:45
Top News – Përplasje për buxhetin e BE-së/ Merz kërkon fonde për Ukrainën, 4 shtete i bëjnë bllokadë
10/11 22:30
Top Channel/ NASA ofron 164 mijë dollarë në vit, por çfarë duhet të bësh për të shkuar në Hapësirë?
10/11 22:14
Top News – Vritet shqiptari në Spanjë/ Dyshime për larje hesapesh, autori largohet me skuter
10/11 22:00
Top Channel/ Brigitte ka lindur burrë? Macronët shpallin luftë ligjore në SHBA, padisin..
10/11 21:50
Top News- “Ky është sabotim”, Hegseth përmend Kosovën për të mbrojtur luftën në Iran
10/11 21:41
Top Channel/ Zbulohet çfarë firmosi Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi, Rubio: U bënë hapa konstruktivë
10/11 20:16
Top News – Të dhënat sekrete dalin sheshit. Claude ekspozon mbi 100 mijë dokumente në internet
10/11 19:30
Top News – Mbrojtje ajrore e siguri energjetike / Zelensky takon liderët nordikë në Kopenhagen
10/11 15:31
Top News – Princi Harry ‘zbarkon’ në Bruksel / Meghan qëndron ‘në hije’ pas arrestimit të të atit
10/11 15:31
Top News – Zgjedhin drejtuesit në Kongres / Republikanët ‘mblidhen’ një javë pas humbjes së thellë
10/11 15:24
Top News – SHBA largon avionët nga baza britanike /‘Kërcënim iranian’, dërgohen në Gjermani e Spanjë
10/11 15:20
Top Channel/ “Çmendet” Claude, mijëra file e password përfundojnë në rrjet: Po kontrollojmë gabimin!
10/11 14:53
Top Channel/Tmerr në Bullgari, përplasen 70 makina: Dhjetëra viktima, nisi nga një kamion!
10/11 14:29
Top Channel/ Anëtarët e rinj, BE masa mbrojtëse: Mali i Zi përballet i pari me 15 vite monitorim!
10/11 14:25
Top News – ‘Gjueti’ nëndetësesh në Baltik / NATO zhvillon stërvitje, ‘një kërcënim i vazhdueshëm’
10/11 14:05
Top News – 50 makina e kamionë mbi njëri-tjetrin / Aksident masiv në Bullgari, të paktën 11 viktima
10/11 14:03
Top News – Lufta me Iranin ‘ka marrë fund’ / Trump: Në aspektin ushtarak ‘është punë e kryer’
10/11 13:54