Top News – ‘Skuadrat e vdekjes’, derë më derë/ Vazhdon gjuetia e talebanëve ndaj bashkëpunëtorëve
21/08/2021 19:01

Sipas burimeve, “skuadrat talebane të vdekjes”, po marrin njerëz nga shtëpitë e tyre dhe po i ekzekutojnë ata, në një gjueti histerike të kujtdo që ka ndihmuar SHBA dhe Britaninë. Përkthyesit dhe personeli tjetër ndihmës po jetojnë në terror, ku shumë po përpiqen dëshpërimisht të largohen nga Afganistani pasi forcat ekstremiste morën pushtetin në Kabul. Talebanët tani po forcojnë sundimin e tyre, ndërsa shtetet perëndimore përpiqen të evakuojnë qytetarët e tyre dhe mijëra afganë që duan të shpëtojnë nga regjimi i pamëshirshëm. Pamjet e publikuara tregojnë një shfaqje të tmerrshme të forcës nga talebanët si luftëtarë me rroba dhe maska të bardha së bashku me çizmet e zeza, teksa mbajnë pushkë automatike, shumë prej të cilave duket se janë M16 të prodhimit amerikan. Pamjet tregojnë luftëtarët që marshonin nëpër Qalat duke valëvitur flamurin e bardhë të talebanëve. Dhe në një paralajmërim rrëqethës, një dokument i Kombeve të Bashkuara, tha se talebanët po intensifikojnë kërkimin e tyre për këdo që ka punuar me SHBA ose NATO. Raporti i hartuar nga konsulentët e OKB-së për vlerësimin e kërcënimeve, thotë se grupi terrorist ka "lista prioritare" të individëve që dëshiron të eliminojë. Objektivat kryesore janë ata që kishin role qendrore në ushtrinë afgane, polici, dhe shërbimet e inteligjencës, me talebanët që kryenin "vizita derë më derë" në të gjithë Afganistanin. Familjarët e atyre që janë në listë janë gjithashtu në rrezik, teksa flitet se një i afërm i një gazetari të DW, është qëlluar dhe vrarë nga talebanët. Pamjet: AFP

Top Channel / Lëkundet pushteti i Netanjahut, kryeson koalicioni opozitar në sondazhe
27/10 23:23
Top Channel / Humbi zgjehdjet në Brazil, Bolsonaro arratiset drejt SHBA
27/10 23:20
Top News- Telefonata me Putin fut në sherr vendet nordike, Danimarka kundër Finlandës dhe Norvegjisë
27/10 22:50
Top News- Putin ndërron mendje, Lavrov zbardh plani: Lufta do përshkallëzohet
27/10 22:33
Top News- ‘Ne i zgjidhim problemet pa SHBA-të’/ Rusia e Irani bashkojnë forcat, ku po troket lufta?
27/10 22:30
Top Channel/ Një ushtarak “rrëzon” Netanjahun?! Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet në Izrael
27/10 20:05
Top News – Rumania nën kërcënimin rus / ‘Shkelje e rëndë e sigurisë së një vendi të NATO-s’
27/10 16:11
Top News – SHBA e Rusia nuk vendosin për Ukrainën / Merz: Nuk zgjidhet lufta pa Kievin dhe Evropën
27/10 15:32
Top News – Katër cisterna ruse drejt SHBA-së / Putin ‘derdh’ naftën në tregjet ndërkombëtare
27/10 15:03
Top Channel/Hëngrën bar për të mbijetuar:Arrihet armëpushimi në qytetin ukrainas falë Melania Trump!
27/10 15:03
Top News – Pjesëmarrja më e lartë në gjysmë shekulli / Izraelitët vendosin për fatin e Netanyahut
27/10 14:59
Top News – Britanikët mbledhin stoqe në rast ‘lufte’/ Nuk ka më fasule, ujë e bateri, zbrazen raftet
27/10 14:45
Top News – ‘Bisedë të hapur’ me Putinin / Liderët e Norvegjisë e Finlandës flasin për Ukainën
27/10 13:48
Top News – Kim Jong un kërcënon Trumpin me topa / Vendos artilerinë në kufi me Korenë e Jugut
27/10 13:44
Top News – Fitore ose burg, beteja e fundit e Bibit / Kryeministri izraelit përballë sfidës të madhe
27/10 13:39
Top News – Trump ofron 1 milion USD shpërblim për ata që denoncojnë manipulimin e votave
27/10 13:37
Top Channel/ Izraeli sot në zgjedhje: Përballë Netanyahut është ish shefi i ushtrisë, Eisenkot!
27/10 12:07
Top News – Rusia e Ukraina, armëpushim në Oleshky / Ndërhyri Melania Trump, qyteti i shkatërruar
27/10 12:06
Top News – Netanyahu në luftë për mbijetesë / Izraeli në zgjedhje, ‘më vendimtaret në histori’
27/10 12:01
Top News – Tornadoja ‘merr’ kontejnerët e punëtorëve / Pesë viktima në Turqi, ‘fenomen i çuditshëm’
27/10 11:54