Dyshohet se Flavio Bolsonaro është larguar nga Brazili pas humbjes së zgjedhjeve përballë Lulës. Mediat lokale raportojnë se ai e ka marrë vendimin pasi një gjykatë i sekuestroi pasaportën për ta penguar të shmangte një hetim për pastrim parash . Djali i ish-presidentit Jair është "në arrati për në Shtetet e Bashkuara ", lajm "i konfirmuar nga njerëz të afërt me familjen". Mesazhi i fundit i Flavio-s iu dërgua koordinatorit të fushatës së tij presidenciale, Rogério Marinjo, në orën 8 të mëngjesit, ndërsa ndihmësi i tij mohoi çdo arratisje.