Simpatizantët e aleancës kundër Netanjahut nisën festën pas sondazheve të para, sepse mediat raportuan se blloku opozitar kryesonte. Izraeli shkoi në kutitë e votimit për zgjedhjet e para parlamentare që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe tre vite luftë me disa vende të Lindjes së Mesme. Sipas sondazheve paraprake, “Likud”, partia e kryeministrit Benjamin Netanyahu është në krye me 24 vende, ndërsa “Jashar”, partia e udhëhequr nga Gadi Eisenkot ka mbetur në 22. Por shumica në për në Knesset, parlamentin izraelit është ende e paqartë.