‘Lindja e Mesme mund t’I zgjidhë problemet e saj pa përfshirjen e Shteteve të Bashkuara’, ka deklaruar presidenti iranian Masoud Pezeshkian gjatë takimit të zhvilluar me homologun e tij rus Vladimir Putin, në margjinat e një samiti të Forumit të Vendeve Eksportuese të Gazit në Moskë. Pezeshkian tha se ishte i bindur se ekzistonte vullneti nga të dyja palët për të zgjeruar bashkëpunimin në shkencë, industri, kulturë, siguri dhe çështje ushtarake. Presidenti ru Vladimir Putin deklaroi se gjatë takimi u diskutua lufta në Rajonin e Lindjes së Mesme, duke shprehur shpresën se situata do të përmirësohej.