Telefonata e zhvilluar mes presidentit finlandez dhe kryeministrit norvegjez me Vladimir Putun nga krijuar përplasje mes vendeve nordik. Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen ka kritikuar vendimin me argumentin se u ndërrmor pa koordinim paraprak me vendet e tjera nordike. “Jam shumë skeptike për këtë nismë norvegjeze dhe finlandeze. Ajo nuk është koordinuar me asnjë prej nesh”, deklaroi Frederiksen për gazetarët, në margjinat e një takimi të liderëve të vendeve nordike në Finlandë, ku merrnin pjesë edhe Stubb dhe Støre. “Për të qenë e sinqertë, nuk e di se çfarë mendojnë se mund të arrijnë këto dy vende me këtë veprim”, shtoi kryeministrja daneze. Duket se tashmë Moska ka nxitur krisjet e para të marrëdhënieve diplomatike mes vendeve nordike.