Top News-Skema, shqiptaret….Shqiptarët ` çmendin` Italinë/Me skemë mashtrimi,vjedhin 1 milionë euro
23/03/2021 22:41

Tre shqiptarët thuhet të qëndrojnë pas skemës së mashtrimit që vuri në lëvizje policinë e Torinos në Itali, përmes së cilës sistemit shëndetësor vendas i është bërë një dëm prej më shumë se 1 milionë euro. lajmin e përcjell gazeta “La Repubblica”, sipas të cilës përmes manipulimeve kanë marrë shërbim shëndetësor falas të paktën 150 shqiptarë, kryesisht të diagnostikuar me kancer. Të gjithë personat e përfshirë janë tani nën hetim. Shtypi vendas shkruan se shumë prej shqiptarëve të sëmurë kishin hyrë në Itali me qëlim të vetëm kurimin. Verifikimet e deritanishme tregojnë se tre personat që krijuan skemën, dy shqiptare që punonin si ndërmjetësuese kulturore në qendra e Informacionit mbi Shëndetin e Emigranëve në Torino dhe djali i njërës prej tyre, po përballen tashmë me pasojat. Një shtetase është në arrest shtëpie, tjetra me detyrim paraqitjeje, ndërsa djali është pushuar nga puna. Te tre ata kishin shfrytëzuar rregullin e Nenit 35 të aktit të imigracionit i cili lejon qytetarët që nuk janë në gjendje të mirë shëndetësore të marrin kujdes shëndetësor në rast pamundësie ekonomike. Nëse i sëmuri i përmbush kriteret, atij i caktohet një kod identifikimi dhe mund të përfitojë trajtim në objektet publike. Duke shfrytëzuar këtë rregull, dy gratë i këshillonin shqiptarët të shkonin në Itali për t’u kuruar me një datë të rreme hyrjeje në vend, prej më shumë se tre muajsh si të parregullt. Ata duhet gjithashtu t`i raportonin si të humbura mjetet në mënyrë që data e saktë të mos verifikohej dot dhe përmes një deklarimi të rremë të situatës ekonomike, realizohej futja e tyre në sistem.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43