Top News – Sistemi C-RAM asgjëson dy dronë/ Irak, misioni amerikan përsëri nën shënjestër
06/06/2021 15:56

Burime ushtarake të Irakut njoftuan se kanë rrëzuar dy dronë, të cilët po fluturonin mbi një bazë ajrore, ku janë të vendosura forcat amerikane. Ky rast ndodhi vetëm një muaj pasi e njëjta bazë ishte shënjestër e një sulmi nga një dron. Sistemi i mbrojtjes së ushtrisë amerikane, C-RAM u aktivizua dhe qëlloi dronët, që po fluturonin më 6 qershor, mbi bazën Ain al-Assad rreth orës 12:30 sipas kohës lokale, tha ushtria irakiane. Më 8 maj, ndodhi një sulm me dron mbi këtë bazë ajrore, që gjendet në provincën Anbar. Por nga ky sulm nuk pati të plagosur. Ndërkaq, zëdhënësi i koalicionit ushtarak në Irak që udhëhiqet nga SHBA-ja, tha se disa orë para rrëzimit të dronëve ishte rrëzuar edhe një raketë mbi aeroportin e Bagdadit dhe në këtë rast “nuk u shkaktuan as dëme në njerëz dhe as dëme materiale”. Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet. Por, zyrtarët amerikanë kanë fajësuar milicitë e mbështetura nga Irani, që vazhdimisht sulmojnë interesat amerikane në Irak, përfshirë trupat, Ambasadën në Bagdad apo karvanet irakiane, që bartin furnizime për forcat e huaja. Në muajin mars, një bazë në perëndim të Irakut ku janë të vendosura trupat e koalicionit që udhëhiqet nga SHBA-ja dhe kontraktorët, u godit me dhjetë raketa. Në këtë sulm, u vra një kontraktor. Grupet paramilitare, të lidhura me Iranin kanë kërkuar nga të gjitha trupat e huaja, përfshirë 2.500 trupat amerikane, që të largohen nga Iraku, duke thënë se prezenca e tyre në këtë shtet konsiderohet pushtim. Koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja, misioni i të cilit është të luftojë militantët e Shtetit Islamik, vazhdon të jetë i vendosur në Irak. Gjithashtu vazhdon punwn edhe misioni i udhëhequr nga NATO-ja, që trajnon forcat e sigurisë irakiane.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43