Top News – Sistemet mbrojtëse S-300 në Ukrainë… / Sllovakia e gatshme t’i dërgojë nëse kompensohet
18/03/2022 11:25

Ministri i mbrojtjes i Sllovakisë, anëtare e NATO-s, tha se vendi i tij do të ishte i gatshëm t'i siguronte Ukrainës sisteme të mbrojtjes ajrore me rreze të gjatë S-300 në kushte të caktuara. Ministri i Mbrojtjes Jaroslav Naj tha se çështja është ende në diskutim, gjatë një konference shtypi në Bratislavë me Sekretarin amerikan të Mbrotjes Lloyd Austin. Sistemet e mbrojtjes kundërajrore të epokës sovjetike përdorin raketa me rreze të gjatë veprimi që janë të afta të fluturojnë qindra milje dhe të rrëzojnë raketa në ajër, si dhe avionë luftarakë. Ato mund të jenë të dobishme në pengimin e sulmeve ajrore ruse në Ukrainë. Ministri Naj tha se një transferim i tillë do të ishte i mundur nëse vendi i tij merr një "zëvendësim të duhur" për sistemet e tij S-300-të ose nëse Sllovakia merr një "aftësi të garantuar për një periudhë të caktuar kohore".Ai theksoi se nuk mund t'i transferonte me përgjegjësi sistemet S-300 në Ukrainë në një mënyrë që do të linte një boshllëk në mbrojtjen e vendit të tij. Ai tha se Sllovakia është e hapur për të bërë një marrëveshje që e mbron vendin e tij kundër kërcënimeve ajrore për një kohë të caktuar nëse Bratisllava dërgon në Ukrainë sistemet S-300. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin nuk pranoi të thoshte nëse Pentagoni ishte në gjendje t'i siguronte Sllovakisë një zëvendësim për sistemin e saj raketor S-300. “Këto janë gjëra për të cilat ne do të vazhdojmë të punojmë me të gjithë aleatët tanë, dhe sigurisht kjo nuk është vetëm një çështje e Shteteve të Bashkuara, por e gjithë aleancës së NATO-s”, tha ai.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43