Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në platformën X lidhur me protestën e dhunshme të së shtunës dhe plagosjen e 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, i cili është nisur drejt Italisë për trajtim të specializuar në sy. Teksa ka dënuar dhunën, Rama ripërsërit se në këto protesta tashmë është edhe dora e një matufi maniak me një biografi të pasur me zjarrvënie e me gjakderdhje.