Top News – Si i justifikoi pasuritë në gjykatë/ Dëshmia që nuk u pranua nga gjykata speciale
21/05/2021 13:19

Përveç dënimit me dy vite burg, Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur edhe nën sekuestro një sërë pasurish të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Pjesa më e madhe e tyre janë tokë arë që ndodhen pak kilometra në veri-lindje të Tiranës. Bëhet fjalë për rreth 22 hektarë tokë arë të ndarë në tre parcela në fshatin Qehaj-Shytaj, paratë për të cilën, sipas llogaritjes së gjykatës, ish-kryeprokurori nuk i justifikon me burime të ligjshme, ndaj nën dyshimet se kjo pasuri është produkt i veprave penale të korrupsionit vendosi sekuestrimin. Por, si u mbrojt Adriatik Llalla përballe gjykatës? Llalla i tregoi trupit gjykues në fund të muajit prill dëshminë e shtetasit Gazmen Brahimi, që ka pranuar se ja ka shitur me çmim dukshëm nën çmimin e tregut këtë pronë për shkak se i duheshin paratë. Tokat, sipas avokatit mbrojtës të Llallës, Gazmen Brahimi i ka blerë me çmime të ndryshme që variojnë nga 2 mijë lek të vjetra deri në 10 mijë lek të vjetra metri/katrorë. Tokën e parë që ia ka blerë shtetasit Ibrahim Shima e ka marrë me qëllimin për të ndërtuar shtëpi për familjen e tij dhe pjesët e tjera të tokës i ka blerë ngjitur me tokën e Ibrahimit për t’i përdorur për kopështari për të kullotur kuajt dhe për bazë ushqimore. Prona tjetër e sekuestruar është një apartament me sipërfaqe 67 metra/katrorë në qytetin e Durrësit. Adriatik Llalla e ka blerë këtë apartament për vetëm 2.2 mln lek më 19 mars të vitit 2012 dhe vetëm dy muaj më vonë, kjo pasuri është rivlerësuar me një vlerë më shumë se dyfish në rreth 5 mln lek. Llalla thotë në mbrojtjen e tij se rivlerësimi është kryer nga një ekspert privat dhe mbi bazën e aplikimit nga ana e vetë ish-kryeprokurorit 17 ditë pas blerjes së këtij apartamenti. Por, prokuroria hodhi dyshime se pas kësaj skeme të fryrjes së çmimit të pronës qëndronte përpjekja e ish-kryeprokurorit për të mos deklaruar të ardhurat e tij. Në dosjen voluminoze të mbrojtjes thuhet gjithashtu se shpenzimet e spitalit të bashkëshortes së Llallës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë mbuluar në një masë të madhe nga një mik i familjes, shtetas amerikan. Në fund, mbrojtja e cilëson procesin gjyqësor të stisur, të parregullt ligjërisht dhe të nxitur politikisht duke kërkuar pafajësinë e Llallës. Kërkesa është refuzuar nga shkalla e parë e gjykatës së posaçme, ndërkohë që ish-kryeprokurori ka 15 ditë kohë për apelimin e këtij vendimi.

Top Channel / Protesta, qetësi pas 9 ditësh. Vetëm incidente sporadike në bulevard
21/10 23:18
Top Channel / Shtohet numri i policëve të shpërblyer, zbardhet vendimi
21/10 23:14
Top Channel / OSBE reagon sërish për protestat: Stop dhunës, duhet dialog
21/10 23:00
Top News- OSBE reagon sërish për protestat: Dialogu konstruktiv të mbizotërojë mbi përplasjet
21/10 22:27
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina negociata në nëntor, Putin liron një amerikan
21/10 22:10
Top News-Refuzohet oferta e dytë e Ramës/Karriget hidhen sërish, protesta zhvendoset tek Parlamenti
21/10 22:07
Top Channel / BE i përgjigjet Rusisë për Shqiperinë dhe shtetet e Ballkanit: E kanë vendin në union
21/10 22:05
Top News- Rama ‘dialog’ online me protestuesin: Ju jeni prokurorë, e gjykatës apo jeni studentë?
21/10 21:30
Top News- “Ik andej”, tensione në bulevard mes protestuesve, çfarë ndodhi?
21/10 21:10
Top Channel/ Shiu shpërndan protestuesit, zbrazet qendra e Tiranës
21/10 20:42
Top Channel/ Video për rrjete sociale nga të rinjtë protestues, momente të bukura nga tubimi
21/10 20:22
Top Channel/ Protesta, evitohen përplasjet e mëdha! Vetëm incidente sporadike në shesh
21/10 20:21
Top Channel/ Protesta e nëntë më e qetë për disa orë, por në mbrëmje u kthyen molotovët
21/10 20:20
Top Channel/ Konfliktohen protestuesit me njëri-tjetrin, marshojnë drejt qendrës së Tiranës
21/10 20:17
Top Channel/ Kur do mbajë përgjegjësi?! Rama jep të gjitha përgjigjet rrugës për Budva
21/10 20:01
Top Channel/ Hamza jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK, merr vendimin e parevokueshëm
21/10 19:58
Top Channel/ Plani ogurzi! Kush po i shfrytëzon protestat e dhunshme në Europë?
21/10 19:56
Top Channel/ Zbardhet plani franko-shqiptar kundër dhunës, diskutime për një front anti-vandalizmi
21/10 19:49
Top Channel/ Jo vetëm djemtë por edhe vajzat, hedhje të gurëve në grup drejt Kryeministrisë
21/10 19:40
Top Channel/ Kënge e valle në orët e darkës, të rinjtë gaz e hare para policëve te Kryeministria
21/10 19:39