Top News – Shumicë e re parlamentare / Shkup, opozita konfirmon marrëveshjen
06/11/2021 16:54

Drejtuesi opozitar maqedonas, Hristijan Mickovski, bëri të ditur se është arritur marrëveshje për një shumicë të re parlamentare. Ai publikoi edhe një fotografi në të cilën shihen së bashku Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, kryetari i partisë E Majta, Dimitar Apasiev dhe Sekretari i Lëvizjes Besa, Arianit Hoxha. “Po vjen një e ardhme e re, një kohë e re dhe shpresë e re. Na presin sfida të forta; të vetëdijshëm për mbështetjen, së bashku do t’ia dalim”, shkroi ai në postimin e tij. Shumica e pjesëmarrësve në këtë takim kanë pohuar po ashtu arritjen e marrëveshjes. Ndërkohë, Lidhja Social Demokrate dhe BDI-ja ende nuk kanë bërë komente. Të premten, kreu i VMRO-së, Mickovski kishte njoftuar se po mblidhte firmat e deputetëve për shumicën e re. Aleanca dhe Alternativa të cilët dolën në koalicion me VMRO-në në zgjedhjet e fundit lokale, patën pohuar që në kohën e fushatës se “do të formonin një shumicë të re parlamentare pa Bashkimin Demokratik për Integrim”. Aleanca për shqiptarët dhe alternativa kanë 12 vende në parlament; Lëvizja Besa, 3. E majta ka 2 ligjvënës, ndërsa VMRO-ja, 44. Këto zhvillime janë rrjedhojë e dorëheqjes së paralajmëruar nga kryeministri Zoran Zaev, menjëherë pas mbylljes së kutive të votimit në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, më 31 tetor, megjithëse, ai ende nuk e ka dorëzuar atë në parlament.Kabineti i Presidentit të vendit, Stevo Pendarovski, u ka thënë para pak ditësh mjeteve të informimit se Presidenti, në rast se miratohet dorëheqja e Zaev në parlament, do t’ia japë mandatin për formimin e qeverisë atij që garanton formimin e shumicës parlamentare prej 61 deputetësh në parlamentin me 120 vende. Nga ana tjetër, një pjesë e ekspertëve dhe analistëve vlerëson se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë të pashmangshme. Me gjithë fitoren e thellë të VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet e fundit lokale, partitë e koalicionit qeveritar kanë më shumë vota në shkallë vendi. Vetëm BDI-ja mori mbi 105 mijë vota për listat e anëtarëve të Këshillave Komunalë, ndërsa Aleanca me Alternativën pak mbi 50 mijë sosh.

Top News- Vuçiç i kundërshtoi/ BE mbron delegacionin e PE- Janë të paanshëm
23/10 18:38
Top News – Studentët trondisin Vuçiçin / ‘Të hënën do të zgjohemi në një Serbi të lirë’
23/10 12:02
Top News- Zgjedhjet në Serbi, sprova më e madhe për pushtetin e Vuçiçit
22/10 22:30
Top News- ‘Bllokada’ e dialogut Kosovë-Serbi/ Kancelari Merz: Po pengon përparimin e rajonit në BE
22/10 15:02
Top News – Studentët marshojnë drejt Beogradit / Sfidojnë Vuçiçin në zgjedhje, priten me përqafime
22/10 14:56
Top News – Rrahje, sulme kibernetike e kërcënime / Terror në Serbi, Vuçiç kërkon të zgjasë sundimin
22/10 12:09
Top News – Sulm me bombë në Athinë. Telefonata që ‘futi në kurth policinë’, katër të plagosur
21/10 18:44
Top News- 10 vite burg për Millorad Gjokoviç/ Akuzohet për krime lufte ndaj popullsisë civile
21/10 18:42
Top News – Vuçiç ‘në rrezik’ këtë të dielë / Studentët, kërcënimi më i madh për ‘sundimin’ e tij
21/10 15:05
Top News- U shënjestrua nga spiunazhi/ Prokurori serb po hetonte Kullën Trump në Beograd
20/10 20:10
Top Channel / Protesta edhe në Greqi, Grevë në arsim ditët e ardhshme
19/10 23:25
Top News- Trafikimi i qenieve njerëzore/ DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet
17/10 15:44
Top News – Zgjerimi i BE-së, Merz ‘harron’ Shqipërinë / Përmend vetëm Malin e Zi e Moldavinë
17/10 12:25
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Serbia mban peng pronat/ Dokumentet kadastrale, Beogradi refuzon t’i dorëzojë
13/10 15:37
Top News- Jo rrjete sociale poshtë moshës 15 vjeç/ Greqia prezanton projekligjin
13/10 10:48
Top News – ‘Flamuri serb do të valëvitet në Prizren’/ Daçiç ashpërson retorikën: Jemi të pathyeshëm!
12/10 20:00
Top News – Trump do shkarkojë ambasadoren në Greqi /‘Sjellje të pahijshme’, ish e fejuara e të birit
12/10 11:52
Top Channel/”Flamuri serb do valëvitet në Prizen”, reagon Michael Roth: “Kujdes me deklaratat”!
11/10 15:08
Top News-‘Flamuri serb do valëvitet mbi Prizren’, Gjermania dënon ashpër deklaratat e Daçiç
11/10 15:01