Top News-Shqiptarët, shpenzime rekord për ushqime/41 përqind të të ardhurave për shportën bazë
06/10/2021 12:04

Raporti më i fundit i publikuar nga eurostat bazuar në të dhënat e Instat për 2019 konfirmon se rreth 41% e shpenzimeve totale të një familjeje shqiptare shkojnë për ushqime dhe pije jo-alkoolike. Sipas revistës Monitor që ka publikuar raportin pas Shqipërisë më e lartë përqindja e shpenzimeve për ushqime e pije joalkoolike është në Maqedoninë e Veriut, me 30.6%, e ndjekur nga Bosnja dhe Hercegovina (29.5%), Mali i Zi (24%.5), Serbia (23.6%), ndërsa mungojnë të dhënat për Kosovën. Për Bashkimin Europian kjo peshë është 13%. Më e ulëta në Europë është në Mbretërinë e Bashkuar, me 7.9%, ndërsa në vendet e Bashkimit Europian, peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime e kanë rumunët me 23.1% ndaj totalit. Buxheti i lartë që shpenzojnë familjet shqiptare në raport me totalin që ata kanë në dispozicion në një muaj është tregues i varfërisë më të lartë por edhe çmimeve relativisht të larta në raport me të ardhurat. Vendi ynë ka nivelin më të ulët të të ardhurave për frymë në Europë në raport me mesataren e BE, por nga ana tjetër niveli i çmimeve në vendin tonë është ndër më të lartat Rajonale, duke iu afruar më shumë mesatares së BE-së për vitin 2020. Sidomos, çmimet e ushqimeve afrohen me mesataren e Europës. Eurostat përllogariti se më 2020 çmimet e artikujve ushqimore në Shqipëri ishin sa 83.4% e mesatares së BE-së dhe gjithashtu niveli më i lartë në Rajon. Shqipëria ka të ardhurat më të ulëta, por më e shtrenjta në rajon, çmimet e ushqimeve afrohen me Europën vetëm në restorantet të lira Pesha e lartë e shpenzimeve për ushqime, niveli i ulët i të ardhurave dhe rritja e këtyre të fundit me ritme të ulëta, i bën automatikisht familjet shqiptare më të prekurat dhe goditurat nga rritja e fortë e çmimeve që ka prekur gjithë botën, sidomos të ushqimeve. Edhe në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto Shqipëria mban rekord. Sipas Eurostat, shpenzimet konsumatore finale për ushqime dhe pije jo joalkoolike ishin sa 31.5% e PBB-së në vitin 2019, ndërsa vendi i dytë pas nesh është Mali i Zi me 22.7% të PBB-së. Mesatarja e Bashkimit Europian për këtë tregues është vetëm 6.8% e PBB-së.

Top Channel/ Zbardhet plan franko-shqiptar kundër dhunës, diskutime për një front anti-vandalizmi
21/10 19:49
Top Channel/ Jo vetëm djemtë por edhe vajzat, hedhje të gurëve në grup drejt Kryeministrisë
21/10 19:40
Top Channel/ Kënge e valle në orët e darkës, të rinjtë gaz e hare para policëve te Kryeministria
21/10 19:39
Top Channel/ Video për rrjete sociale nga të rinjtë protestues, momente të bukura nga tubimi
21/10 19:38
Top Channel/ Tensione në Bulevard, protestuesit gjuajnë me gurë dhe shishe uji drejt Kryeministrisë
21/10 19:35
Top News- Ekstradohet mësuesja turke/ Akuzohet për terrorizëm nga Turqia, mbështeti kurdët
21/10 19:29
Top Channel/ Jo vetëm djemtë por edhe vajzat, hedhje të gurëve në grup drejt Kryeministrisë
21/10 19:19
Top News – Rikthehen sulmet, protestuesit hedhin molotovë drejt kryeministrisë, del autoboti
21/10 19:10
Top News – Në makinë me studentin protestues/ Rama i përgjigjet të riut teksa udhëton për në Budva
21/10 19:10
Top Channel/ Tensionohet situata para Kryeministrisë, molotov drejt efektivëve, Korreshi në protestë
21/10 19:07
Top Channel/ Vajzat protestuese rezistencë, ulen këmbëkryq në Bulevard para policëve
21/10 19:07
Top News – Pas shumë orësh qetësi, nisin tensionet e para/ Protestuesit djegin karriget
21/10 18:52
Top Channel/ Çudi në Bulevard, qytetari bën vrapin e mbrëmjes mes gurëve dhe molotovëve
21/10 18:52
Top Channel/ Molotovë drejt Kryeministrisë, autoboti fik zjarrin në bulevard, tubuesit hedhin e gurë
21/10 18:49
Top Channel/ Protestuesit hedhin molotov drejt efektivëve, autoboti afrohet për të shuar flakët
21/10 18:48
Top Channel/ Mbërrijnë efektivët e Shqiponjave në bulevard, tensionohet situata nga protestuesit
21/10 18:45
Top Channel/ Qetësia pushton në protestë, protestuesit qëndrojnë para Kryeministrisë
21/10 18:31
Top Channel/ Molotov dhe flakë drejt Kryeministrisë, tensionohet situata nga protestuesit
21/10 18:30
Top Channel/ Hidhen molotovë drejt Kryeministrisë, protestuesit vendosin në flakë një karrige
21/10 18:17
Top News – Protestat në Shqipëri dhe Gjeorgji. Tbilisi akuzon BE për qëndrim me dy standarde
21/10 17:27