Top News – Shpronësimet pa dëmshpëblim/ Çfarë ndodh me pasuritë në proces legalizimi!
24/05/2021 15:02

Shpronësimet për interes publik, janë shoqëruar shpesh me moskompesimin e qytetarëve apo zvarritjen e procesit të dhënies së dëmshpërbilimit. Avokati i Popullit në raportin më të fundit ngre kambanën e alarmit për procesin e shpronësimit të qytetarëve. ‘Theksojmë se, shpronësimi për interes publik i pronës private, përbën një kufizim sensitiv/delikat në të drejtën kushtetuese. Këto kufizime duhet të trajtohen me kujdesin e duhur dhe të jetë në vëmendjen e institucioneve shtetërore, në mënyrë që të mos perceptohen arbitrare nga individët’ – shkruhet në raport. Koncepti i shpronësimit dhe shpërblimit të pronës nuk përfshihet vetëm për pasuritë e regjistruara por edhe për ato që i janë nënshtruar një procesi të ligjshëm, sikurse pasuritë në proces legalizimi. Avokati i Popullit ka konstatuar se për pasuritë në proçes legalizimi nuk janë marrë masa shpërblim, madje as në rastet kur ka kaluar parcela ndërtimore në pronësi kundrejt çmimit dhe lidhjes së kontratës, nuk janë marrë masa për shpronësimin e truallit. Ky veprim i organeve të administrates shtetërore justifikohet me faktin se nuk kanë konfirmim për regjistrimin e truallit. Një fakt i tillë konstatohet psh. në rastin e shembjes së disa objekteve, me qëllim zbatimin e projektit “Bulevardi Verior dhe Rehabilitimi i Lumit të Tiranës”. Kjo analizë dhe ky justifikim nuk është aspak ligjor dhe cënon drejtpërdrejt të drejtat pronësore të qytetarëve. Edhe Gjykata e Strasburgut në disa vendime të saj me fokus problematikat e procesit të kompesimit, ka bërë të qartë se, e drejta për strehim përfshin edhe rastin e godinave të ndërtuara në mënyrë të paligjshme ose që ju mungon dokumenti i pronësisë.

Top Channel / Protesta, qetësi pas 9 ditësh. Vetëm incidente sporadike në bulevard
21/10 23:18
Top Channel / Shtohet numri i policëve të shpërblyer, zbardhet vendimi
21/10 23:14
Top Channel / OSBE reagon sërish për protestat: Stop dhunës, duhet dialog
21/10 23:00
Top News- OSBE reagon sërish për protestat: Dialogu konstruktiv të mbizotërojë mbi përplasjet
21/10 22:27
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina negociata në nëntor, Putin liron një amerikan
21/10 22:10
Top News-Refuzohet oferta e dytë e Ramës/Karriget hidhen sërish, protesta zhvendoset tek Parlamenti
21/10 22:07
Top Channel / BE i përgjigjet Rusisë për Shqiperinë dhe shtetet e Ballkanit: E kanë vendin në union
21/10 22:05
Top News- Rama ‘dialog’ online me protestuesin: Ju jeni prokurorë, e gjykatës apo jeni studentë?
21/10 21:30
Top News- “Ik andej”, tensione në bulevard mes protestuesve, çfarë ndodhi?
21/10 21:10
Top Channel/ Shiu shpërndan protestuesit, zbrazet qendra e Tiranës
21/10 20:42
Top Channel/ Video për rrjete sociale nga të rinjtë protestues, momente të bukura nga tubimi
21/10 20:22
Top Channel/ Protesta, evitohen përplasjet e mëdha! Vetëm incidente sporadike në shesh
21/10 20:21
Top Channel/ Protesta e nëntë më e qetë për disa orë, por në mbrëmje u kthyen molotovët
21/10 20:20
Top Channel/ Konfliktohen protestuesit me njëri-tjetrin, marshojnë drejt qendrës së Tiranës
21/10 20:17
Top Channel/ Kur do mbajë përgjegjësi?! Rama jep të gjitha përgjigjet rrugës për Budva
21/10 20:01
Top Channel/ Hamza jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK, merr vendimin e parevokueshëm
21/10 19:58
Top Channel/ Plani ogurzi! Kush po i shfrytëzon protestat e dhunshme në Europë?
21/10 19:56
Top Channel/ Zbardhet plani franko-shqiptar kundër dhunës, diskutime për një front anti-vandalizmi
21/10 19:49
Top Channel/ Jo vetëm djemtë por edhe vajzat, hedhje të gurëve në grup drejt Kryeministrisë
21/10 19:40
Top Channel/ Kënge e valle në orët e darkës, të rinjtë gaz e hare para policëve te Kryeministria
21/10 19:39