Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në platformën sociale X, në lidhje me plagosjen e 28-vjeçarit Erjon Vishkulli në sy nga një plumb gome, në protestën e së shtunës. Rama ka hedhur poshtë fjalët e motrës së 28-vjeçarit, e cila përmes rrjetit të saj social deklaroi se transferimi i të vëllit drejt Italisë u realizua falë përpjekjeve të familjes, miqve dhe mbështetësve që kontribuuan financiarisht për kurimin e tij.