Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar pas deklaratave të kreut të grupit të PS Taulant Balla lidhur me arrestimet e protestuesve. Balla akuzoi një prokuror si të lidhur me PD pasi ka liruar nga burgu protestuesit e ndaluar nga policia, Shoqata e Prokurorëve ka shprehur shqetësimin se qëndrime të tilla cenojnë pavarësinë ndërsa i bën thirrje përfaqësuesve politikë të ushtrojnë të drejtën e kritikës me përgjegjësi, duke shmangur aludimet e pambështetura që shënjestrojnë prokurorët.