Top News – Shoferi nuk frenoi / Eksperti bullgar: Nuk ka shanse ta ketë zënë gjumi
24/11/2021 15:42

Hetimet për aksidentin tragjik të ndodhur në Bullgari mund të zgjasin deri në gjashtë muaj. Autobusi i aksidentuar, bashkë me tre autobusë tjerë ishin duke u kthyer nga stambolli për në Shkup. Vasko Pirgov, ekspert bullgar i motorëve, i cili ishte ndër të parët që shkoi në vendin e aksidentit, tha se zjarri është përhapur në pjesën e përparme të autobusit ku edhe besohet të jenë mbajtur rezerva me karburante që mund të kenë nxitur zjarrin. “Gjëja e parë që më ra në sy ishte se shoferi nuk frenoi. Nuk ka shanse ta ketë zënë gjumi, dhe për shkak se autobusi është i ri, ndonjë mosfunksionimi të mundshëm teknik i lë hapësirë vetëm 10 për qind. Mund të kenë dështuar frenat, por sinqerisht nuk besoj. Autobusi ka goditur me gomën e përparme djathtas në parmakët e autostradës dhe më pas ka shpërthyer zjarri. Në pjesën e gomës rezervë ka pasur tuba karburante. Në rrugë, ku ka ndodhur aksidenti, kam vërejtur rrjedhje të karburantit”, ka thënë Pirgov. Në hetime janë përfshirë edhe autoritetet maqedonase, si nga prokuroria, Instituti i Mjekësisë Ligjore si dhe ekspertë të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve i Maqedonisë së Veriut, Blagoj Boçvarski, ka deklaruar të martën në mbrëmje se autobusi nuk ka figuruar në sistemin e Ministrisë së Transportit dhe nuk ka pasur licencë për transport ndërkombëtar. Sipas tij, institucionet kanë nisur procedurën për heqjen e licencës së kompanisë “Besa Trans” për transport me autobus.

Top News- Vuçiç i kundërshtoi/ BE mbron delegacionin e PE- Janë të paanshëm
23/10 18:38
Top News – Studentët trondisin Vuçiçin / ‘Të hënën do të zgjohemi në një Serbi të lirë’
23/10 12:02
Top News- Zgjedhjet në Serbi, sprova më e madhe për pushtetin e Vuçiçit
22/10 22:30
Top News- ‘Bllokada’ e dialogut Kosovë-Serbi/ Kancelari Merz: Po pengon përparimin e rajonit në BE
22/10 15:02
Top News – Studentët marshojnë drejt Beogradit / Sfidojnë Vuçiçin në zgjedhje, priten me përqafime
22/10 14:56
Top News – Rrahje, sulme kibernetike e kërcënime / Terror në Serbi, Vuçiç kërkon të zgjasë sundimin
22/10 12:09
Top News – Sulm me bombë në Athinë. Telefonata që ‘futi në kurth policinë’, katër të plagosur
21/10 18:44
Top News- 10 vite burg për Millorad Gjokoviç/ Akuzohet për krime lufte ndaj popullsisë civile
21/10 18:42
Top News – Vuçiç ‘në rrezik’ këtë të dielë / Studentët, kërcënimi më i madh për ‘sundimin’ e tij
21/10 15:05
Top News- U shënjestrua nga spiunazhi/ Prokurori serb po hetonte Kullën Trump në Beograd
20/10 20:10
Top Channel / Protesta edhe në Greqi, Grevë në arsim ditët e ardhshme
19/10 23:25
Top News- Trafikimi i qenieve njerëzore/ DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet
17/10 15:44
Top News – Zgjerimi i BE-së, Merz ‘harron’ Shqipërinë / Përmend vetëm Malin e Zi e Moldavinë
17/10 12:25
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Serbia mban peng pronat/ Dokumentet kadastrale, Beogradi refuzon t’i dorëzojë
13/10 15:37
Top News- Jo rrjete sociale poshtë moshës 15 vjeç/ Greqia prezanton projekligjin
13/10 10:48
Top News – ‘Flamuri serb do të valëvitet në Prizren’/ Daçiç ashpërson retorikën: Jemi të pathyeshëm!
12/10 20:00
Top News – Trump do shkarkojë ambasadoren në Greqi /‘Sjellje të pahijshme’, ish e fejuara e të birit
12/10 11:52
Top Channel/”Flamuri serb do valëvitet në Prizen”, reagon Michael Roth: “Kujdes me deklaratat”!
11/10 15:08
Top News-‘Flamuri serb do valëvitet mbi Prizren’, Gjermania dënon ashpër deklaratat e Daçiç
11/10 15:01