Një rrjedhje gazi nga një bombul gatimi ka krijuar alarm në një pallat në lagjen “1 Maj” në Fier.Sapo kanë konstatuar rrezikun, banorët kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës, i cili ka ndërhyrë për largimin e bombulës nga apartamenti. Për arsye sigurie, familjarët janë nxjerrë nga banesa, duke shmangur rrezikun e një shpërthimi të mundshëm. Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve ka bërë të mundur neutralizimin e situatës, ndërsa nga ngjarja nuk raportohen pasoja në njerëz.