Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës ka nxjerrë një shkresë urgjente drejtuar komisariateve të Tiranës, ku kërkon marrjen e një sërë masash për respektimin e të drejtave të të miturve dhe të rinjve protestues, para gjatë dhe pas shoqërimit. Në dokumentin e drejtuar 7 komisariateve të kryeqytetit si dhe strukturave të Policisë në Krujë, kërkohet zbatimi korrekt i detyrimeve të përcaktuara në Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur dhe aktet ligjore në fuqi.