Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 12 personave nën dyshim për “Krim të organizuar”, “Mashtrim”, “Shmangie nga tatimi” dhe “Pastrim parash”, pasi sipas Prokurorisë, i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit dëm prej mbi 4.6 milionë eurosh.Aktakuza është ngritur më 20 tetor 2026 në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe përfshin edhe vepra penale që lidhen me “Armëmbajtje pa leje”, ‘Falsifikim parash’ dhe “Përdorimin e armës ose mjetit të rrezikshëm”. Sipas Prokurorisë Speciale, të pandehurit dyshohet se kanë vepruar në bashkëpunim nga janari i vitit 2021 deri në dhjetor të vitit 2025, përmes një skeme të mashtrimit që përfshinte importimin e derivateve të naftës, përdorimin e autoboteve të modifikuara, faturimin e transaksioneve të dyshuara fiktive dhe deklarimin e pasaktë të qarkullimit të detyrimeve tatimore.