Top News – SHBA ‘zgjidh qesen’/ 80 milionë vaksina anti covid për vendet e tjera
03/06/2021 12:30

Shumë shpejt presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden do të shpallë detaje të një plani për dërgesën e 80 milionë dozave të vaksinës në vendet tjera, ka njoftuar Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Duke folur nga Ambasada Amerikane në San Jose të Kosta Rikës, Blinken tha se plani do të jetë në bashkërendim me programin COVAX- një projekt global për shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra. "Ne do të angazhohemi shumë për rritjen e kapacitetit prodhues në Shtetet e Bashkuara dhe në të gjithë botën", tha ai. Sekretari i Shtetit tha se plani i presidentit bazohet në shkencë dhe nevojën për vaksina nga ana e vendeve dhe nuk do të “ndërlidhet me asnjë çështje politike”. Presidenti Biden ka thënë se synon që Shtetet e Bashkuara të udhëheqin luftën globale kundër pandemisë, duke theksuar përpjekjet e Kinës dhe Rusisë për të dhuruar vaksina në mënyrë që të rrisin ndikimin në botë. Shumë vende kanë nxitur SHBA-në që të shpërndajë tepricën e vaksinave kundër koronavirusit në vendet tjera. COVAX ka marrë premtime nga vendet dhe donatorët privatë ndihmë prej 2.4 miliardë dollarësh. Premtimet u bënë gjatë një samiti online të organizuar nga Japonia dhe Aleanca e Vaksinave GAVI, e cila kryeson strukturën e COVAX së bashku me Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Fondet do të lejojnë që COVAX të sigurojë 1.8 miliardë doza për vendet me të ardhura më të ulëta më 2021 dhe në fillim të 2022, mjaftueshëm për të mbrojtur 30 për qind të të rriturve në ato vende, tha GAVI në një deklaratë. Fondet e reja rritën financimin e përgjithshëm të COVAX në 9.6 miliardë dollarë, tha Jose Manuel Barroso, kryetari i GAVI-t. Që nga muaji shkurt mekanizmi COVAX ka shpërndarë 77 milionë doza në 127 vende, por është bllokuar nga India e cila kufizoi eksportet e vaksinave, pasi situata epidemiologjike atje u përkeqësua.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43