Top News- SHBA nderon viktimat me ngjyrë/ Biden, i pari që bën homazhe për masakrën e Tulsës
02/06/2021 13:57

Presidenti Joe Biden ishte të martën në Tulsa të Oklahomës për të shënuar 100 vjetorin e masakrës të vitit 1921 që shkatërroi një komunitet afrikano-amerikan. Më shumë se 300 vetë u vranë dhe qindra shtëpi dhe biznese u shkatërruan pasi një turmë të bardhësh sulmoi lagjen. Biden nderoi viktimat duke folur në Qendrën Kulturore Greenwood. "Për një kohë të gjatë, historia e asaj që ndodhi këtu u tregua me zë të ulët, e rrethuar nga errësira," tha presidenti. "Por vetëm sepse historia nuk është treguar me zë të lartë, nuk do të thotë që nuk ka ndodhur. Dhe megjithëse errësira mund të fshehë shumë, ajo nuk zhduk asgjë. Disa padrejtësi janë kaq të tmerrshme, kaq të hidhura, saqë ato nuk mund të zhduken, sado që të përpiqen njerëzit", shtoi Biden. Më parë, Shtëpia e Bardhë tha se po bën përpjekje "për të ndihmuar në mbylljen e hendekut racor dhe të rifillojë të investojë në komunitetet që janë lënë pas nga politikat e dështuara." Joe Biden është presidenti i parë që mori pjesë në një ceremoni përkujtimore për masakrën e Tulsas, të njohur si Wall Street i afrikano-amerikanëve. Më 31 maj deri më 1 qershor 1921, banorët e bardhë dhe drejtues të qytetit të Tulsës plaçkitën, vandalizuan dhe dogjën lagjen Greenwood. Presidenti Biden u takua me të mbijetuar të masakrës. Rreth 300 afrikano-amerikanë u vranë, mijëra të tjerë u dërguan në kampe internimi të mbikqyrura nga Garda Kombëtare. Tulla të nxira nga zjarri dhe një pjesë e themelit të një kishe janë ndër gjurmët e pakta ende të dukshme sot nga kjo lagje dikur vitale afrikano-amerikane.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43