‘Ukraina po pret gati një muaj për miratim nga sekretari i mbrojtjes i SHBA-së për prokurimin e raketave kritike Patriot’, ka deklaruar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ndërsa Rusia ka shtuar sulmet e saj ndaj infrastrukturës energjetike dhe politike. Presidenti tha përmes një postimi në rrjetin social X, se prej një muaji pret miratimin e Hegseth për raketat Patriot dhe NASAMS, dhe se ka udhëzuar ekipin e tij për të ngritur këtë çështje edhe nje herë me palën amerikane. Udhëheqësi ukrainas i ka bërë thirrje vazhdimisht SHBA-së, e cila furnizon raketa të blera nga aleatët e NATO-s në kuadër të programit PURL që të përshpejtojë dërgesat përpara dimrit. Javën e kaluar, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, pranoi se një grup raketash interceptuese mund të mos jetë dërguar, me arsyetimin se vonesa nuk ishte për shkak të arsyeve politike.