Top News – SHBA eviton krizën…për momentin / Senati miraton rritjen e tavanit të borxhit
08/10/2021 15:07

Me 50 vota pro dhe 48 kundër, Senati miratoi të ejten masën për rritjen e tavanit të borxhit, duke shmangur pamundësinë e qeverisë federale për të paguar detyrimet e saj financiare, që ekspertët thonë se do të shkatërronte ekonominë. Votimi në Senat pasoi një marrëveshje mes republikanëve dhe demokratëve, të arritur më herë të enjten, për të zgjatur autoritetin e qeverisë për të marrë hua deri në dhjetor. Me arritjen e kësaj marrëveshje dhe miratimin e saj në Senat, udhëheqësit republikanë dhe demokratë u tërhoqën nga një përplasje e rrezikshme mbi rritjen e tavanit të borxhit. Senatorët demokratë e pranuan një ofertë nga udhëheqësi i pakicës republikane, Mitch McConnell. Ky i fundit e dorëzoi ofertën e republikanëve të mërkuren, pak para se anëtarët e partisë së tij të bënin përgatitjet për të bllokuar legjislacionin afatgjatë për heqjen e kufirit të huamarrjes. Presidenti Joe Biden dhe drejtuesit e bizneseve kanë shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me situatën që do të mund të shkaktonte mosmiratimi i masës për rritjen e tavanit të borxhit, një veprim që do ta bënte të pamundur për qeverinë që të paguante detyrimet e saj financiare, përfshirë pagat e miliona njerëzve. Ata kishin frikë se kjo do ta çonte vendin në një recesion ekonomik. Shtëpia e Bardhë sinjalizoi mbështetjen e presidentit për marrëveshjen përmes një deklarate në të cilën thuhej se Presidenti do ta nënshkruante projektligjin për rritjen e tavanit të borxhit, nëse ai do të miratohej nga Kongresi. Pas miratimit në Senat, masa për rritjen e tavanit të borxhit duhet të marrë miratimin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe nënshkrimin e Presidentit Biden për t'u bërë ligj. Kjo i hap rrugën një beteje tjetër në dhjetor, kur kongresi do të përballet me afatin për të miratuar shpenzimet për qeverinë dhe atë të rritjes së sërishme të tavanit të borxhit. Autoriteti i tanishëm i qeverisë federale për të marrë hua skadon më 18 tetor.

Top News – Sarkozi nuk është i sigurt as në burg. Ish presidenti francez me dy roje në qeli
22/10 16:47
Top News – Toka ka një Hënë të dytë / NASA konfirmon: Do të jetë me ne deri në vitin 2083
22/10 15:27
Top News – Robotë në vend të 600 mijë punëtorëve / Amazon drejt ndryshimit të madh, ‘deri në 2033’
22/10 15:26
Top News – Asnjë ushtar turk në Gaza / Netanyahu kundërshton, nis faza e dytë e planit të paqes
22/10 15:26
Top News – Londër-Paris, trena me dy kate / Eurostar në ethet e konkurrencës, plan 2 miliardë euro
22/10 15:25
Top News – Bota me sytë nga Ukraina…Po perfeksionon dronët e luftës në tokë, ajër dhe det
22/10 15:22
Top News – Rihapet Luvri pas tre ditësh / Xhevahiret e kurorës u grabitën në mes të ditës
22/10 15:15
Top News – NATO tregon bombat bërthamore / Për herë të parë gazetarët në stërvitjet ‘top secret’
22/10 15:10
Top News – Topat Caesar po modernizohen / Riprojektohen për t’i bërë ballë dronëve
22/10 15:05
Top Channel/ Flet për herë të parë Agustin Kola mes lotësh: Jam mirë, ju dua shumë të gjithëve
22/10 12:32
Top Channel/ “Nuk dua një takim të kotë me Putinin”, Trump: “S`dua të humbas kohë”!
22/10 12:14
Top News – Putin sfidon Trumpin, jo armëpushim / Presidenti amerikan: ‘Nuk dua një takim të kotë’
22/10 12:11
Top News – Rikthehet lufta e shfletuesve, ChatGPT sfidon Google Chrome me Atlas
22/10 11:54
Top News – Trump ‘thërret’ shefin e NATO-s / Rutte në Uashington për fundin e luftës në Ukrainë
22/10 11:48
Top News – ‘Përshëndet’ Trumpin me raketa balistike / Koreja e Veriut lëshon një breshëri armësh
22/10 11:46
Top Channel/ Tensione mes Kosovës dhe Serbisë në OKB: “Vuçiç po përgatit serbët për agresion”!
22/10 11:43
Top News – Britania dërgon trupat në Izrael / Taskforcë ndërkombëtare, ruan armëpushimin në Gaza
22/10 11:36
Top Channel/ Procesi i Berlinit, sot samiti në Londër:Pengesat jo vetëm nga rajoni, por edhe nga BE!
22/10 11:36
Top News – Takimi u shty, Putin ‘i përgjigjet’ Trumpit / Sulmon egërsisht Ukrainën, gjashtë të vrarë
22/10 11:32
Top News- Gjermania ‘kopjon’ Ramën/ Merz fut në qeverisje Inteligjencën Artificiale
22/10 11:11
BILETA Portokalli - Bileta