Top News – Toka ka një Hënë të dytë / NASA konfirmon: Do të jetë me ne deri në vitin 2083
22/10/2025 15:27

Ka qenë shoqëruesi ynë i vazhdueshëm qiellor për 4.5 miliardë vitet e fundit. Por hëna nuk është më i vetmi trup kozmik që i bën shoqëri Tokës, thonë ekspertët. NASA ka konfirmuar se Toka tani ka dy hëna, të paktën deri në vitin 2083. Ekspertët në observatorin Pan-STARRS në Haëaii njoftuan për herë të parë praninë e një 'thuajse-hëne', të quajtur '2025 PN7', muajin e kaluar. Ata shpjeguan se në fakt është një asteroid që ka qenë duke orbituar rreth Diellit në një trajektore të ngjashme me planetin tonë që nga vitet 1960. Objekti është vetëm 19 metra e gjerë dhe është 'më i vogli dhe më pak i qëndrueshmi' nga gjashtë thuajse-hënat që kanë pasur orbita të ngjashme me Tokën. Ndryshe nga hëna jonë, e cila zakonisht mund të shihet me sy të lirë, ky shkëmb është i dukshëm vetëm përmes teleskopëve. Edhe pse mund të duket sikur po rrotullohet rreth Tokës, nuk është i lidhur gravitacionalisht me planetin tonë dhe përfundimisht do të largohet përsëri në hapësirën e hapur. Shkencëtarët kanë qenë të vetëdijshëm për thuajse-satelitët që nga viti 1991 kur zbuluan për herë të parë '1991 VG', që disa në atë kohë besonin se ishte një sondë aliene. 'Më shumë se tre dekada më vonë, tani pranohet gjerësisht se objekte të tilla janë natyrore dhe përbëjnë një rrip sekondar asteroidësh që zë rajonin në të cilin sistemi Tokë-hënë orbiton rreth diellit', thanë studiuesit pas zbulimit më të ri. Ndërsa mund të duket sikur ky objekt ka 'ndjekur' Tokën për një kohë të gjatë, ai është relativisht i ri krahasuar me një tjetër thuajse-hënë të famshme, Kamo'oaleëa, e cila ka një orbitë të lidhur me Tokën që prej rreth 381 vjetësh. Thuajse-hënat janë pjesë e një kategorie të veçantë të objekteve hapësinore që lëvizin në sinkron me udhëtimin e planetit tonë rreth diellit.

Top News- Momentet pak para aksidentit fatal të trenave, biseda mes makinistëve dhe qendrës
29/10 23:00
Top Channel/ 69 viktima nga përplasja e trenave në Spanjë, mes viktimave edhe ish-ministrja
29/10 22:46
Top News- Rrëzohet helikopteri i EUFOR-it, katër të vdekur dhe 11 të plagosur në Bosnje
29/10 22:45
Top News- SHBA “braktiset” nga Evropa e Kandaja, BE me plan të qartë kundër politikës Trump
29/10 22:43
Top Channel/ Tragjedi në Bosnjë, rrëzohet helikopteri ushtarak italian, 4 të vdekur e 11 të lënduar
29/10 22:38
Top Channel/ Strategjia e re e Netanyahut, akuzon Katarin për ndërhyrje në zgjedhje
29/10 20:02
Top Channel/ Ikën presidentja e Bankës Qendrore, Christine Lagarde dha dorëheqjen mes krizës
29/10 19:58
Top News-Letra diplomatike e Vance për Iranin. Teherani jep përgjigje:Nuk ka rifillim të negociatave
29/10 19:30
Top News – Lufta me Iranin rinis pas zgjedhjeve / SHBA paralajmëron aleatët, sulme dhe hakmarrje
29/10 17:36
Top News – Hidhet në erë stacioni i trenit / Rusia godet Dnipron, 13 të vdekur e 10 të plagosur
29/10 16:47
Top News – Çmimi i ëndrrave të Trumpit… / Melania më afër Nobelit, ‘problem’ xhelozie në çift
29/10 15:00
Top News – ‘Popemobile’, një fron mbi rrota…Vatikani hap ekspozitën, datojnë nga viti 1930
29/10 14:59
Top News – Kina, ‘objekt hapësinor’ Top Secret / ‘Lëshoi sende mbi tokë’, 007 amerikane kanë pamjet
29/10 14:14
Top Channel/ Kina “fshin” të korruptuarit: Xi me dorë të hekurt, rekord përjashtimesh nga partia!
29/10 14:12
Top News – Vritesh nga bombat ose vdes nga uria! Armëpushimi në Oleshky, vijnë ndihmat humanitare
29/10 13:12
Top News – Jep dorëheqjen shefja e BQE / Lagarde largohet, i jep fund muajsh spekulime
29/10 13:05
Top News – Jam presidenti legjitim i Brazilit! Bolsonaro u arratis në SHBA, ‘viktimë e një puçi’
29/10 13:01
Top News – Ukraina ‘në tehun e thikës’ / Zelenski” Fati ynë vuloset nga zgjedhjet në SHBA
29/10 12:16
Top Channel/ SHBA, rrjedhin të dhënat e punonjësve të sigurisë: Ekspozohen efektivë të ICE!
29/10 12:06
Top Channel/ Paralizohet Italia, grevë e përgjithshme më 30 tetor: Transporti publik në rrezik!
29/10 12:05