Top News – Putin sfidon Trumpin, jo armëpushim / Presidenti amerikan: ‘Nuk dua një takim të kotë’
22/10/2025 12:11

Më herët, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë kishte thënë se nuk kishte "plane" për një takim Trump-Putin "në të ardhmen e afërt", pasi Trump tha të enjten se të dy do të zhvillonin bisedime në Budapest brenda dy javësh. Dallimet kryesore mes propozimeve amerikane dhe ruse për paqe u bënë gjithnjë e më të qarta këtë javë, duke sinjalizar se janë shuar shanset për një samit. Trump dhe Putin u takuan për herë të fundit në Alaskë në gusht, gjatë një samiti të organizuar me nxitim i cili nuk dha rezultate konkrete. Vendimi i Shtëpisë së Bardhë për të shtyrë planet për një takim të dytë Trump-Putin mund të shihet si një përpjekje për të shmangur një skenar tjetër të ngjashëm. "Mendoj se rusët donin shumë dhe u bë e qartë për amerikanët se nuk do të ketë marrëveshje për Trumpin në Budapest", tha një diplomat i lartë evropian për Reuters. Një takim përgatitor mes Sekretarit amerikan të Shtetit Marco Rubio, dhe Ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ishte planifikuar të mbahej këtë javë, por Shtëpia e Bardhë tha se të dy kishin pasur një telefonatë "produktive" dhe se një takim nuk ishte më "i nevojshëm". Të hënën, Trump mbështeti një propozim për armëpushim të pranuar edhe nga Kievi dhe udhëheqësit evropianë për të ngrirë konfliktin në vijën aktuale të frontit. "Le të ndërpritet lufta kështu siç është", tha ai. "Unë thashë: ndërpriteni dhe ndaloni në vijën e betejës. Shkoni në shtëpi. Ndaloni së luftuari, ndaloni së vrari njerëz."

Top News- Momentet pak para aksidentit fatal të trenave, biseda mes makinistëve dhe qendrës
29/10 23:00
Top Channel/ 69 viktima nga përplasja e trenave në Spanjë, mes viktimave edhe ish-ministrja
29/10 22:46
Top News- Rrëzohet helikopteri i EUFOR-it, katër të vdekur dhe 11 të plagosur në Bosnje
29/10 22:45
Top News- SHBA “braktiset” nga Evropa e Kandaja, BE me plan të qartë kundër politikës Trump
29/10 22:43
Top Channel/ Tragjedi në Bosnjë, rrëzohet helikopteri ushtarak italian, 4 të vdekur e 11 të lënduar
29/10 22:38
Top Channel/ Strategjia e re e Netanyahut, akuzon Katarin për ndërhyrje në zgjedhje
29/10 20:02
Top Channel/ Ikën presidentja e Bankës Qendrore, Christine Lagarde dha dorëheqjen mes krizës
29/10 19:58
Top News-Letra diplomatike e Vance për Iranin. Teherani jep përgjigje:Nuk ka rifillim të negociatave
29/10 19:30
Top News – Lufta me Iranin rinis pas zgjedhjeve / SHBA paralajmëron aleatët, sulme dhe hakmarrje
29/10 17:36
Top News – Hidhet në erë stacioni i trenit / Rusia godet Dnipron, 13 të vdekur e 10 të plagosur
29/10 16:47
Top News – Çmimi i ëndrrave të Trumpit… / Melania më afër Nobelit, ‘problem’ xhelozie në çift
29/10 15:00
Top News – ‘Popemobile’, një fron mbi rrota…Vatikani hap ekspozitën, datojnë nga viti 1930
29/10 14:59
Top News – Kina, ‘objekt hapësinor’ Top Secret / ‘Lëshoi sende mbi tokë’, 007 amerikane kanë pamjet
29/10 14:14
Top Channel/ Kina “fshin” të korruptuarit: Xi me dorë të hekurt, rekord përjashtimesh nga partia!
29/10 14:12
Top News – Vritesh nga bombat ose vdes nga uria! Armëpushimi në Oleshky, vijnë ndihmat humanitare
29/10 13:12
Top News – Jep dorëheqjen shefja e BQE / Lagarde largohet, i jep fund muajsh spekulime
29/10 13:05
Top News – Jam presidenti legjitim i Brazilit! Bolsonaro u arratis në SHBA, ‘viktimë e një puçi’
29/10 13:01
Top News – Ukraina ‘në tehun e thikës’ / Zelenski” Fati ynë vuloset nga zgjedhjet në SHBA
29/10 12:16
Top Channel/ SHBA, rrjedhin të dhënat e punonjësve të sigurisë: Ekspozohen efektivë të ICE!
29/10 12:06
Top Channel/ Paralizohet Italia, grevë e përgjithshme më 30 tetor: Transporti publik në rrezik!
29/10 12:05