Top News – Rihapet Luvri pas tre ditësh / Xhevahiret e kurorës u grabitën në mes të ditës
22/10/2025 15:15

Luvri u rihap të mërkurën në mëngjes për vizitorët edhe pse Franca mbetet e tronditur nga një prej vjedhjeve të profilit më të lartë në kujtesën e gjallë vetëm disa ditë më parë në muzeun e famshëm. Grabitja e së dielës në mëngjes u zhvillua vetëm 250 metra larg nga Mona Lisa dhe ka shkaktuar një debat kombëtar, me disa zyrtarë që e krahasojnë tronditjen me djegien e katedrales së Notre-Damit në vitin 2019. Qindra njerëz qëndruan në radhë jashtë ndërsa barrierat u hoqën. Megjithatë, vendi i grabitjes, salla Apollon e veshur me xhevahire, mbeti e mbyllur. Autoritetet thonë se banda e grabitësve qëndroi më pak se katër minuta brenda Luvrit. Duke përdorur një vinc të ngritur drejt fasadës me pamje nga Sena, hajdutët hapën me forcë një dritare, thyen dy vitrina dhe u larguan me motoçikleta, në qendër të Parisit. "Kemi dështuar", tha Ministri i Drejtësisë Gérald Darmanin. Në gravitje u vodhën tetë objekte ndër të cilët: një diademë safiri, një gjerdan dhe një vath i vetëm nga një set i lidhur me mbretëreshat e shekullit të 19-të Marie-Amélie dhe Hortense; një gjerdan smeraldi dhe vathë të Perandoreshës Marie-Louise, gruaja e dytë e Napoleon Bonapartit; diadema me diamante e Perandoreshës Eugénie, etj. Një objekt tjetër, kurora perandorake e Perandoreshës Eugénie me smeralde dhe me më shumë se 1,300 diamante, u gjet më vonë jashtë muzeut, e dëmtuar, por e rikuperueshme.

Top News- Momentet pak para aksidentit fatal të trenave, biseda mes makinistëve dhe qendrës
29/10 23:00
Top Channel/ 69 viktima nga përplasja e trenave në Spanjë, mes viktimave edhe ish-ministrja
29/10 22:46
Top News- Rrëzohet helikopteri i EUFOR-it, katër të vdekur dhe 11 të plagosur në Bosnje
29/10 22:45
Top News- SHBA “braktiset” nga Evropa e Kandaja, BE me plan të qartë kundër politikës Trump
29/10 22:43
Top Channel/ Tragjedi në Bosnjë, rrëzohet helikopteri ushtarak italian, 4 të vdekur e 11 të lënduar
29/10 22:38
Top Channel/ Strategjia e re e Netanyahut, akuzon Katarin për ndërhyrje në zgjedhje
29/10 20:02
Top Channel/ Ikën presidentja e Bankës Qendrore, Christine Lagarde dha dorëheqjen mes krizës
29/10 19:58
Top News-Letra diplomatike e Vance për Iranin. Teherani jep përgjigje:Nuk ka rifillim të negociatave
29/10 19:30
Top News – Lufta me Iranin rinis pas zgjedhjeve / SHBA paralajmëron aleatët, sulme dhe hakmarrje
29/10 17:36
Top News – Hidhet në erë stacioni i trenit / Rusia godet Dnipron, 13 të vdekur e 10 të plagosur
29/10 16:47
Top News – Çmimi i ëndrrave të Trumpit… / Melania më afër Nobelit, ‘problem’ xhelozie në çift
29/10 15:00
Top News – ‘Popemobile’, një fron mbi rrota…Vatikani hap ekspozitën, datojnë nga viti 1930
29/10 14:59
Top News – Kina, ‘objekt hapësinor’ Top Secret / ‘Lëshoi sende mbi tokë’, 007 amerikane kanë pamjet
29/10 14:14
Top Channel/ Kina “fshin” të korruptuarit: Xi me dorë të hekurt, rekord përjashtimesh nga partia!
29/10 14:12
Top News – Vritesh nga bombat ose vdes nga uria! Armëpushimi në Oleshky, vijnë ndihmat humanitare
29/10 13:12
Top News – Jep dorëheqjen shefja e BQE / Lagarde largohet, i jep fund muajsh spekulime
29/10 13:05
Top News – Jam presidenti legjitim i Brazilit! Bolsonaro u arratis në SHBA, ‘viktimë e një puçi’
29/10 13:01
Top News – Ukraina ‘në tehun e thikës’ / Zelenski” Fati ynë vuloset nga zgjedhjet në SHBA
29/10 12:16
Top Channel/ SHBA, rrjedhin të dhënat e punonjësve të sigurisë: Ekspozohen efektivë të ICE!
29/10 12:06
Top Channel/ Paralizohet Italia, grevë e përgjithshme më 30 tetor: Transporti publik në rrezik!
29/10 12:05