Top News – ‘Shansi i shekullit për Evropën’/ Miliarda euro për ta nxjerrë bllokun nga kriza
02/05/2021 13:43

Ursula von der Leyen e quajti fondin e rindërtimit prej 750 miliardë eurosh si një "shans të shekullit për Evropën" dhe "një moment historik".Edhe nëse shumë do të zgjidhnin me siguri fjalë më pak entuziaste se presidentja e Komisionit evropian, një gjë është e sigurt: Fondi i Shpëtimit COVID-19, i quajtur Next Generation EU (NGEU) - është një risi, sepse për herë të parë BE-ja po merr borxhe të përbashkëta. Gjatë krizave të tjera, si kriza financiare një dekadë më parë, kjo ishte e paimagjinueshme. Por përpara se 27 vendet e Bashkimit Evropian të marrin para nga ky fond - më shumë se gjysma e tyre si grante, pjesa tjetër si hua me përqindje të ulta - duhet që të gjitha vendet anëtare të paraqesin planet e tyre të hollësishme se si duan t'i përdorin miliardat. Për paraqitjen e këtyre planeve Komisionin Evropian kishte caktuar si datë orientimi 30 prillin, por deri tani vetëm pesë nga 27 vendet anëtare kishin dërguar dokumentet përkatëse në Bruksel. Institucionet e BE-së kanë përcaktuar që 37 përqind e shumës që do të marrë secili vend duhet të përdoret për mbrojtjen e klimës dhe 20 përqind për ndryshimin digjital, të dyja këto janë çështje thelbësore të Komisionit aktual të BE. Një kusht tjetër për të cilin këmbënguli veçanërisht Gjermania është që paratë duhet të jenë të ndërvarura prej reformave. Gjermania do të marrë nga fondi rreth 28 miliardë euro, 25.6 prej të cilave janë grante që nuk kanë nevojë të shlyhen. Franca do të marrë rreth 40 miliardë euro si grante duke u renditur e treta mes përfituesve më të mëdhenj pas Spanjës dhe Italisë. Me rreth 200 miliardë euro Italia merr pjesën më të madhe nga fondi i rindërtimit. Më shumë se gjysma e shumës janë hua afatgjata.

Top Channel / Lëkundet pushteti i Netanjahut, kryeson koalicioni opozitar në sondazhe
27/10 23:23
Top Channel / Humbi zgjehdjet në Brazil, Bolsonaro arratiset drejt SHBA
27/10 23:20
Top News- Telefonata me Putin fut në sherr vendet nordike, Danimarka kundër Finlandës dhe Norvegjisë
27/10 22:50
Top News- Putin ndërron mendje, Lavrov zbardh plani: Lufta do përshkallëzohet
27/10 22:33
Top News- ‘Ne i zgjidhim problemet pa SHBA-të’/ Rusia e Irani bashkojnë forcat, ku po troket lufta?
27/10 22:30
Top Channel/ Një ushtarak “rrëzon” Netanjahun?! Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet në Izrael
27/10 20:05
Top News – Rumania nën kërcënimin rus / ‘Shkelje e rëndë e sigurisë së një vendi të NATO-s’
27/10 16:11
Top News – SHBA e Rusia nuk vendosin për Ukrainën / Merz: Nuk zgjidhet lufta pa Kievin dhe Evropën
27/10 15:32
Top News – Katër cisterna ruse drejt SHBA-së / Putin ‘derdh’ naftën në tregjet ndërkombëtare
27/10 15:03
Top Channel/Hëngrën bar për të mbijetuar:Arrihet armëpushimi në qytetin ukrainas falë Melania Trump!
27/10 15:03
Top News – Pjesëmarrja më e lartë në gjysmë shekulli / Izraelitët vendosin për fatin e Netanyahut
27/10 14:59
Top News – Britanikët mbledhin stoqe në rast ‘lufte’/ Nuk ka më fasule, ujë e bateri, zbrazen raftet
27/10 14:45
Top News – ‘Bisedë të hapur’ me Putinin / Liderët e Norvegjisë e Finlandës flasin për Ukainën
27/10 13:48
Top News – Kim Jong un kërcënon Trumpin me topa / Vendos artilerinë në kufi me Korenë e Jugut
27/10 13:44
Top News – Fitore ose burg, beteja e fundit e Bibit / Kryeministri izraelit përballë sfidës të madhe
27/10 13:39
Top News – Trump ofron 1 milion USD shpërblim për ata që denoncojnë manipulimin e votave
27/10 13:37
Top Channel/ Izraeli sot në zgjedhje: Përballë Netanyahut është ish shefi i ushtrisë, Eisenkot!
27/10 12:07
Top News – Rusia e Ukraina, armëpushim në Oleshky / Ndërhyri Melania Trump, qyteti i shkatërruar
27/10 12:06
Top News – Netanyahu në luftë për mbijetesë / Izraeli në zgjedhje, ‘më vendimtaret në histori’
27/10 12:01
Top News – Tornadoja ‘merr’ kontejnerët e punëtorëve / Pesë viktima në Turqi, ‘fenomen i çuditshëm’
27/10 11:54