Top News – Serbia ‘10’, Kosova ‘zero’ / Vuçiç për CNN: Kemi zbatuar çdo obligim ndërkombëtar
01/06/2023 11:16

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë për rrjetin amerikan CNN, se, pala serbe i ka zbatuar të gjitha obligimet ndërkombëtare që dalin nga Marrëveshja e Brukselit, dhe se Kosova nuk e ka përmbushur një që i ka takuar – formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kosova dhe Serbia i kanë nisur negociatat për normalizim të marrëdhënieve, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, më 2011. Palët i kanë nënshkruar dhjetëra marrëveshje, por jo të gjitha janë zbatuar. Vuçiq ka pretenduar se prej kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ardhur në pushtet, janë kryer 353 sulme ndaj serbëve, të motivuara në baza entie, dhe se ky është numri më i madh i incidenteve të tilla prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës. “Vetëm këtë vit, janë kryer pesë sulme me të shtëna ndaj civilëve të nacionalitetit serb. Serbët vetëm duan siguri për veten dhe familjet e tyre”, ka thënë Vuçiq. Ai e ka mohuar akuzën e Kurtit se ai i ka shantazhuar serbët që të mos marrin pjesë në zgjedhjet lokale në Kosovë, dhe e ka pyetur nëse ka parë diku zgjedhje legjitime demokratike, me pak më shumë se 3 për qind dalje në zgjedhje. Vuçic tha se Serbia është e kënaqur me deklaratat e bëra nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, lidhur me krizën në Kosovë. Sekretari Blinken ka thënë se i dënon fuqishëm veprimet e Qeverisë së Kosovës, të cilat, sipas tij, po i përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin, derisa Macron ka thënë se Kosova është përgjegjëse për trazirat e shkaktuara. Sipas tij, Serbia nuk e ka shkelur asnjë marrëveshje ndërkombëtare, në reagimin e saj ndaj krizës.

Top News – Të rinjtë, trafik emigrantësh/Transportonin kinezë drejt Greqisë, 2 në pranga në Konispol
12/11 12:03
Top News – E bija fitoi me mashtrim universitetin. Greqi, jep dorëheqjen zv.ministri i ‘Mitsotakis’
12/11 10:37
Top News – Një në katër biznese ankohet. Për pengesa të mëdha dhe burokraci doganore
12/11 10:35
Top News – Ministri i Vuçiç në pranga. Serbi, arrestohet për korrupsion ish kreu i Ekonomisë
11/11 11:53
Top News- “Përshëndetje nga Shkodra e lashtë Serbe”, gjykata e Shkodrës dënon politikanin malazez
10/11 22:30
Top News – Greqi, emigrantët vdesin në stacione policie. Mbi 100 viktima nga shkeljet e…
10/11 15:18
Top News – ‘Furi’ arrestimesh në Serbi. Në pranga zyrtarë të lartë, rihapen çështje të pazbardhura
10/11 12:34
Top News – Tragjedi me emigrantët në Kretë/ Përmbysje varkash dhe erëra të forta, mbi 20 viktima
09/11 10:44
Top News – Zgjedh këshillat kombëtare të pakicave / Serbi, shqiptarët e Luginës thirren të votojnë
08/11 15:15
Top News – Atentati në Athinë. Shënjestra nga Saranda, arrestohen dy shokët e tij
07/11 13:40
Top News- Vrasje në Greqi e Shqipëri! Kapet 43-vjeçari shqiptar, dyshoeht vrasës me pagesë
06/11 22:36
Top News- Mickoski përjashton shqiptarët nga ushtria/BDI fajëson edhe ‘VLEN’, asnjë kadet në akademi
06/11 11:49
Top News – 500 emigrantë nga Shqipëria në Greqi. Asgjësohet grupi i trafikut, mbi 750 mijë € fitime
06/11 10:14
Top News – Torturuan studentët protestues. Serbi, arrestohen 9 policë të njësive speciale
05/11 10:32
Top News – Mali i Zi në BE në qershor 2027 / KE konfirmon: Do nënshkruhet traktati i anëtarësimit
04/11 15:04
Top News – Arrestime, dorëheqje e hetime në Serbi / ‘Afati i skadencës’ së Vuçiçit ka kaluar
03/11 15:10
Top News – Mali i Zi drejt anëtarësimit në BE. Pritet të nënshkruhet marrëveshja në 2027-ën
03/11 14:26
Top News – Banka dyshohet si ‘lavatriçe’ e Vuçiç. Pas heqjes së licencës, Serbia arreston pronarin
03/11 11:09
Top News – Frigoriferët kthehen në furra. Sulm kibernetik edhe në Greqi, temperatura 150 gradë
03/11 10:15
Top News- A do të përfundojë Vuçiç para drejtësisë? Ish-presidenti mund të ketë fatin e Sanaderit
02/11 21:56