Top News/ Sekuestrohet kompania ‘5D’. GJKKO bllokon edhe apartamente, troje e garazhe në Tiranë
09/07/2024 13:23

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e prokurorisë për vendosjen e sekuestros preventive për asetet e kompanisë “5D” dhe të gjashtë pasurive të tjera të lidhura me ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës të akuzuar në këtë dosje për korrupsion me tenderat. Përveç kompanisë ‘5D’ nën sekuestro janë vendosur dy pasuri truall me sipërfaqe 500 dhe 50 metër katrorë me vendndodhje në rrugën Tefta Tashko në Tiranë, regjistruar në emër të Selim dhe Olga Mollës, familjarë të Redian Mollës, ish-drejtori i ujësjellësit të Tiranës. Është sekuestruar gjithashtu edhe shoqëria tregtare ‘Restur’ në pronësi të vetë Redian Mollës dhe 24 për qind të aksioneve të ish-drejtorit të UKT-së në një shoqëri ndërtimi me seli në Durrës. Sekuestro është miratuar për dy apartamente me sipërfaqe 123 dhe 84 metër katrorë dhe dy garazhe me sipërfaqe totale 84 metër katrorë, në pronësi të Sonila Qatos, e afërmeve e Mariglen Qatos, ish drejtor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Tiranës. SPAK thotë se pasuritë e sekuestruara mund të jenë objekt konfiskimi, pasi dyshohet se janë produkte të veprës penale për të cilat akuzohen ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës.

Top News- Lejuan mishin brazilian / Shkarkohen nga puna 4 inspektorë të AKU në Durrës
21/11 20:55
Top Channel/ Golemi ankohet për tym e ndotje nga fabrikat e peletit
21/11 19:54
Top Channel/ Protesta në ditën 175-të. Marshimi nga Ministria e Arsimit te Kryeministria
21/11 19:41
Top Channel/ Protestuesit me flamuj e thirrje janë zhvendosur në Bulevard para Kryeministrisë
21/11 18:07
Top Channel/ Bllokohet trafiku i makinave, protestuesit marshojnë nëpër rrugët e Tiranës
21/11 17:36
Top News – Bashkia Tiranë i përgjigjet Ramës. ‘Mos u merr me vendimet tona, nuk të takon!’
21/11 17:17
Top News – ‘Balluku nuk deklaroi 69 mijë euro’. Akuza e Bardhit- I shpenzoi për operacione plastike
21/11 17:16
Top Channel/ Aksident në aksin Fier-Seman, humb jetën 80-vjeçari që po udhëtonte me biçikletë
21/11 17:13
Top Channel/ Protestuesit i vënë flakën koshave të mbeturinave, tension nëpër rrugë
21/11 16:45
Top Channel/ Protestuesit nëpër rrugë krijojnë zhurmë me vuvuzela e flakë me mjete rrethanore
21/11 16:42
Top Channel/ Protestuesit te rruga e Kavajës, hasen me kordonin e policisë dhe kthehen mbrapsht
21/11 16:41
Top Channel/ Protestuesit te rruga e Kavajës, hasen me kordonin e policisë dhe kthehen mbrapsht
21/11 16:29
Top News – Protestuesit nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit, largohen nga Ministria e Arsimit
21/11 16:24
Top Channel/ Protesta e studentëve, të rinjtë nisën marshimin nga Ministria e Arsimit
21/11 15:36
Top News – Porositë e Ramës për PS e Tiranës: Mos hiqni njeri nga puna se do e fitojmë kryeqytetin
21/11 15:31
Top Channel/ Lind Lëvizja Studentore Kombëtare, delegatët e LSK mblidhen në Politeknik
21/11 15:14
Top News- Berat, sekuestrohen 14 pasuri / Apartamente e toka, produkt i trafikut të drogës në Europë
21/11 15:01
Top News- Në kërkim për abuzim me të mitur/ Arrestohet 41-vjeçari i dënuar me 9 vite burgim
21/11 15:00
Top News- Shpërndanin kanabis në shkolla/Arrestohet 29-vjeçari në Gjirokastër, procedohet shoku
21/11 14:59
Top News- Dita e Alfabetit / Begaj-Pa gjuhë dhe pa fol shqip nuk ka atdhe
21/11 14:57