Top News – Sateliti ushtarak rus 200 metra larg / Rrezikon objektin amerikan, përdoret nga Ukraina
20/10/2026 12:22

Një satelit ushtarak rus, i njohur si Kosmos 2612, iu afrua një sateliti tjetër, të regjistruar në SHBA por që operohet nga një kompani finlandeze dhe ofron informacione inteligjence ukrainës, në një largësi prej më pak se 200 metrash. Kjo ndodhi pak pas mesnatës së 18 tetorit, 1 mijë kilometra mbi sipërfaqen e tokës. Incidenti ka tërhequr vëmendjen e vëzhguesve dhe kompanive komerciale, por edhe të agjencive perëndimore të inteligjencës. Dhe ky është rasti më i fundit në një seri veprimesh gjithnjë e më përshkallëzuese që përfshijnë jo vetëm Rusinë, por edhe SHBA-në, Kinën dhe vende të tjera që operojnë në hapësirë dhe kanë kapacitete satelitore, duke nxitur frikën për një garë armatimi ose për një luftë në hapësirë. Por, ekspertët thonë se ajo që nuk ishte parë më herët është afrimi kaq i madh i dy satelitëve, pa koordinim paraprak. Zyrtarët e sigurisë mendojnë se veprimi ishte shqetësues dhe agresiv, e madhe me qëllime potencialisht armiqësore. Afrimi në një distancë të tillë, 150 deri në 200 metra është jashtëzakonisht i afërt dhe nuk mund të jetë një veprim rutinë operacional. Në garën hapësinore gjatë Luftës së Ftohtë, Moska dhe Uashingtoni vendosën armë në orbitë, duke testuar dhe shpërthyer pajisje bërthamore, disa prej të cilave shkaktuan dëme të mëdha në komunikimet satelitore. Shpërthimet reciproke i hapën rrugën Traktatit për Hapësirën Kozmike të vitit 1967, i cili ndaloi përgjithmonë vendosjen e armëve bërthamore në hapësirë. Traktati nuk e përjashtoi sidoqoftë luftën kundër satelitëve, pra zhvillimin dhe vendosjen e teknologjive për të ndërprerë funksionimin ose për të shkatërruar pajisjet orbitale të vendeve të tjera. E tani, SHBA, Kina, Rusia, por edhe India, kanë gjurmët e tyre në hapësirë. Në dhjetor 2020, rusia testoi një raketë që shkatërroi një satelit ushtarak që ishte jashtë funksionit. Testi krijoi një re mbetjesh që më vonë rrezikoi Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor. Muajin e kaluar ndërkohë, SHBA shkaktoi habi duke thënë se kishte vendosur armë në hapësirë duke treguar se gara ka qenë në zhvillim e sipër prej vitesh. Ajo që nuk është parë ende, është tani vetëm lufta mijëra km mbi tokë.

Top News – Dialog??? Studentët i përgjigjen me pankarta ftesës së Ramës
20/10 13:06
Top Channel/ Protesta e studentëve, shkrimtarja Rita Petro: I mbështesim, të ulen gjakrat…
20/10 13:04
Top Channel/ Edhe gjimnazet i bashkohen protestës, pedagogët mbështesin studentët
20/10 13:01
Top News – Pamjet me dron nga protesta e pedagogëve dhe studentëve
20/10 12:56
Top News – Griset ftesa për dialog, studentët i kthejnë mbrapsht karriget e Ramës
20/10 12:55
Top Channel/ Protestat e dhunshme, Balla pas mbledhjes së PS: Gjaku i policëve është gjaku i shtetit
20/10 12:50
Top News – Rama zbret vetë në Bulevard. Nxjerr karriget bosh me ftesën e dialogut për studentët
20/10 12:50
Top Channel/ Gjyqi për të ndaluarit në protestë, Gjykata ka cilësuar të ligjshëm të gjitha ndalimet
20/10 12:49
Top Channel/ Dita e tetë e protestës, të rinjtë kanë lajmëruar sërish grumbullime gjatë ditës
20/10 12:48
Top Channel/ Protestë e qetë te Kryeministria/ Pedagogë dhe grupime të ndryshme i bashkohen tubimit
20/10 12:47
Top Channel/ Tubim paqësor në bulevard, pedagogët në mbështetje të protestës së studentëve
20/10 12:47
Top Channel/ Balluku zyrtarisht në akuzë nga SPAK. I komunikohen akuzat nga SPAK
20/10 12:32
‘O Zot i madh! Po jemi emigrantë/ Pse nuk e pranoni?’/ Protesta krijon debate të ashpra mes…
20/10 12:28
Top News – Franca shpërthen, ekstremi i djathtë ngrihet/ Evropa ‘në rrezik’, zemërim para zgjedhjeve
20/10 12:24
Top Channel/ Pedagogët dhe studentët para kryeministrisë, mungojnë “maskat”
20/10 12:23
Top News – Qetësi në Francë pas shtetrrethimit / Kufizohet lëvizja dhe tubimet në shumë qytete
20/10 12:22
Top News – Sateliti ushtarak rus 200 metra larg / Rrezikon objektin amerikan, përdoret nga Ukraina
20/10 12:22
‘Ik!Mos provoko/Më jep llogari’/Pedagogu përplaset me drejtoren e komunikimit:Atdheu është në rrezik
20/10 12:18
Top Channel/ Protesta para kryeministrisë, pamje me dron
20/10 12:18
Top Channel/ Paraqitet në SPAK biznesmeni i ndërtimit, Pandeli Carapuli
20/10 12:17