Top News – Samit virtual në BE/ Si do të rriten furnizimet me vaksina…
25/03/2021 12:37

Liderët e BE do të mbajnë bisedime virtuale për të diskutuar rritjen e furnizimeve me vaksina anti covid dhe përmirësimin e shpërndarjes së dozave në 27 vendet anëtare të bllokut. Komisioni evropian do ti kërkojë liderëve të mbështesin planet për kontrolle më të shtuara të eksportit të vaksinave, cka mund të prekë furnizimet për britaninë e madhe. Kryeministri britanik, Boris Johnson, më herët paralajmëroi kundër vendosjes së bllokadave. Samiti virtual vjen ndërkohë që një valë e tretë infektimesh me koronavirus ka përfshirë pjesën më të madhe të evropës. Presidenti amerikan Joe Biden, do të përfshihet po ahstu në bisedime më vonë gjatë ditës për të diskutuar mbi marrëdhëniet BE-SHBA. Fushata e vaksinimit në BE ka qenë më e ngadaltë se në britani dhe komisioni evropian ka fajësuar kompanitë farmaceutike, kryesisht AstraZeneca-n se nuk ka mbajtur premtimet që i ka bërë BE-së. Sidoqoftë, liderët janë të ndarë për sa i takon propozimeve për kufizime të reja të eksporteve të vaksinave jashtë bllokut, që do të bënin që të rriteshin furnizimet brenda BE. Një sajt në belgjikë, që prodhon vaksinën e oxfordit dhe astrazenecas dhe një tjetër në holandë, pritet të shtojë furnizimin me doza në bllok. Brukseli tha se nga mbi 40 milionë doza të eksportuara nga BE gjatë dy muajve të shkuar, një e katërta janë dërguar në britaninë e madhe. Në një deklaratë të përbashkët të mërkurën, britania e madhe dhe BE thanë se donin të krijonin një situatë ku të gjithë palët të ishin të fituar dhe të zgjeronin furnizimet me vaksina për të gjithë.

Top News – Lufta në Iran, 38 miliardë dollarë / Kostoja në qiell, rritet me 3 mld USD çdo muaj
16/09 13:51
Top News – Shembet pallati, 12 viktima e 100 zhdukur / Tragjedi mes rrënojave në Gaza
16/09 13:51
Top News – Helikopteri rrëzohet mbi shtëpi / Flakë e tym mbi Los Angeles, të paktën 3 viktima
16/09 13:39
Top News – Vrasje të shënjestruara në SHBA e BE / Shërbimet ruse të inteligjencës kanë gati planet
16/09 13:36
Top News – Kanadaja ‘pranohet’ në BE / Von der Layen hap dyert: Anëtare e asociuar
16/09 13:34
Top News – Ed Sheeran braktistet nga kolegët. Artistët largohen nga turneu i tij, shkak Palestina
16/09 13:30
Top Channel/ Specialja dënon me 13 vite burg Rexhep Selimin
16/09 12:26
Top Channel/ Dënimi për Kadri Veselin, Specialja cakton 18 vite burg
16/09 12:22
Top Channel/ Vendimi për Hashim Thaçin, Specialja e dënon me 25 vite burg
16/09 12:22
Top Channel/ BE “sfidon” Trumpin, afron Kanadanë: “Të bëhet anëtarja e parë e asociuar e bllokut”!
16/09 12:08
Top Channel/ Karburantet në Gjermani çmime rekord, Merz: “Do të ndërhyjë qeveria”!
16/09 11:56
Top News – Huthit, dronë drejt Mekës / Shkatërrohet para se të arrinte qytetin e shenjtë
16/09 11:53
Top News – SHBA vendos armë në hapësirë / Kina paralajmëron: Po nxit garën globale të armatimit
16/09 11:34
Top News – ‘Bota duhet të dridhet’/ Paralajmëron bosi i OpenAI: Frika është e justifikuar
16/09 11:33
Top Channel/ “Behajdin Allaçin u arrestua pas një mosmarrëveshje me Thaçin”, Smith: Pas asaj dite…
16/09 11:27
Top Channel/ Specialja për Veselin: Mori pjesë personalisht në ndalimin e vrasjen e Behajdin Allaçit
16/09 11:26
Top Channel/ “Thaçi kontribuoi në zbatimin e planit kriminal të përbashkët”, Smith: mori pjesë në…
16/09 11:25
Top News – Raketa më të mëdha e më të lira / Lufta në Ukrainë rrit kërkesën në Evropë
16/09 11:25
Top News – Çmim rekord karburanti në Gjermani / Kancelari premton ndërhyrje me taksa dhe tarifa
16/09 11:23
Top Channel/ Specialja: Krerët kishin synim pavarësinë e Kosovës dhe vendosjen e kontrollit politik
16/09 11:07