Top News – Rusia ‘shpall’ luftë në rrjet / Microsoft: Po intensifikon sulmet kibernetike!
08/10/2021 15:06

Rusia duket se po bëhet më agresive dhe më e suksesshme ndërsa hakerët e këtij vendi po intensifikojnë sulmet kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera, thuhet në një raporti të ri të kompanisë Microsoft. Raporti i Mbrojtjes Dixhitale i kompanisë Microsoft për vitin 2021 thotë se “aktorët shtetërorë rus” janë përgjegjës për 58% të të gjitha sulmeve kibernetike të kryera nga qeveritë e vendeve në botë, dhe se ata tani janë të suksesshëm në pothuajse çdo të tretën përpjekje. "Grupet me bazë në Rusi kanë forcuar pozicionin e tyre duke u bërë kërcënim akut për ekosistemin dixhital global", thuhet në raport, duke paralajmëruar se aktorët kibernetikë rusë kanë përmirësuar aftësitë e tyre për t’u përshtatur me ndryshimet në teknologji dhe për të përdorur metoda të publikuar në burime publike të informacionit. Kjo po i bënë gjithnjë e më të vështira përpjekjet "për t’i zbuluar ata." Microsoft gjithashtu tha se objektivi më i shpeshtë i Rusisë janë Shtetet e Bashkuara, të pasuara nga Ukraina dhe Britania, dhe se Moska tani po përqëndrohet më shumë në mbledhjen e informacioneve të zbulimit. Më shumë se gjysma e sulmeve kibernetike ruse tani vënë në shënjestër agjencitë e përfshira në politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe mbrojtjen, nga vetëm 3% që ishte një vit më parë. Sipas kompanisë Microsoft, pas Rusisë, numri më i madh i sulmeve kibernetike u realizuan nga Koreja e Veriut, Irani dhe Kina. Objektivi kryesor i Koresë së Veriut ishin kompanitë e kriptomonedhave. Irani katërfishoi sulmet e tij ndaj Izraelit, ndërsa tensionet midis dy vendeve u rritën në mënyrë të vazhdueshme. Kina gjithashtu ishte aktive, duke u përqëndruar në përpjekjet e saj kibernetike në mbledhjen e informacioneve të zbulimit.

Top News – Sarkozi nuk është i sigurt as në burg. Ish presidenti francez me dy roje në qeli
22/10 16:47
Top News – Toka ka një Hënë të dytë / NASA konfirmon: Do të jetë me ne deri në vitin 2083
22/10 15:27
Top News – Robotë në vend të 600 mijë punëtorëve / Amazon drejt ndryshimit të madh, ‘deri në 2033’
22/10 15:26
Top News – Asnjë ushtar turk në Gaza / Netanyahu kundërshton, nis faza e dytë e planit të paqes
22/10 15:26
Top News – Londër-Paris, trena me dy kate / Eurostar në ethet e konkurrencës, plan 2 miliardë euro
22/10 15:25
Top News – Bota me sytë nga Ukraina…Po perfeksionon dronët e luftës në tokë, ajër dhe det
22/10 15:22
Top News – Rihapet Luvri pas tre ditësh / Xhevahiret e kurorës u grabitën në mes të ditës
22/10 15:15
Top News – NATO tregon bombat bërthamore / Për herë të parë gazetarët në stërvitjet ‘top secret’
22/10 15:10
Top News – Topat Caesar po modernizohen / Riprojektohen për t’i bërë ballë dronëve
22/10 15:05
Top Channel/ Flet për herë të parë Agustin Kola mes lotësh: Jam mirë, ju dua shumë të gjithëve
22/10 12:32
Top Channel/ “Nuk dua një takim të kotë me Putinin”, Trump: “S`dua të humbas kohë”!
22/10 12:14
Top News – Putin sfidon Trumpin, jo armëpushim / Presidenti amerikan: ‘Nuk dua një takim të kotë’
22/10 12:11
Top News – Rikthehet lufta e shfletuesve, ChatGPT sfidon Google Chrome me Atlas
22/10 11:54
Top News – Trump ‘thërret’ shefin e NATO-s / Rutte në Uashington për fundin e luftës në Ukrainë
22/10 11:48
Top News – ‘Përshëndet’ Trumpin me raketa balistike / Koreja e Veriut lëshon një breshëri armësh
22/10 11:46
Top Channel/ Tensione mes Kosovës dhe Serbisë në OKB: “Vuçiç po përgatit serbët për agresion”!
22/10 11:43
Top News – Britania dërgon trupat në Izrael / Taskforcë ndërkombëtare, ruan armëpushimin në Gaza
22/10 11:36
Top Channel/ Procesi i Berlinit, sot samiti në Londër:Pengesat jo vetëm nga rajoni, por edhe nga BE!
22/10 11:36
Top News – Takimi u shty, Putin ‘i përgjigjet’ Trumpit / Sulmon egërsisht Ukrainën, gjashtë të vrarë
22/10 11:32
Top News- Gjermania ‘kopjon’ Ramën/ Merz fut në qeverisje Inteligjencën Artificiale
22/10 11:11
BILETA Portokalli - Bileta