Top News – Rusia shpall fitoren në Azovstal / …tani trupat e Putinit, ofensivë në Luhansk
21/05/2022 14:17

Rusia ka rritur përpjekjet për të marrë kontrollin e rajonit të Donbasit, i cili gjendet në lindje të Ukrainës, duke pretenduar fitore në betejën për fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol. Forcat ruse kanë nisur edhe ofensivë ushtarake në provicën Luhansk. Forcat e fundit ukrainase të bllokuara në Azovstal janë dorëzuar më 20 maj, ka thënë Ministria ruse e Mbrojtjes. Ky njoftim ka ardhur pas sulmeve shkatërruese që kanë lënë gjithë Mariupolin nën rrënoja. Ka shqetësime se rreth 20,000 njerëz kanë vdekur në këtë qytet. “Ambientet e fabrikës, ku kanë qenë të fshehur militantët, janë nën kontroll të plotë të forcave të armatosura ruse”, ka thënë ministria përmes një deklarate. Në të është thënë se 531 njerëz janë dorëzuar së fundi, duke e çuar në 2,439 numrin total të mbrojtësve ukrainas që kanë dalë nga ajo fabrikë. Ukraina nuk ka konfirmuar diçka të tillë, mirëpo presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë më herët se mbrojtësit në Azovstal kanë marrë mesazh të qartë nga komanda ushtarake që mund të dalin jashtë dhe të ruajnë jetët e tyre. Rusia po ashtu ka nisur atë që duket se është sulm i madh për të marrë kontrollin e provincës Luhansk.

Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54