Top News – Rusi, një Barbie në hapësirë/ Gati misioni. një balerinë e një aktore në ekuipazh
06/05/2021 14:57

Rusia po përgatitet të dërgojë ‘kozmonauten Barbie’ në hapësirë për të parën herë në përpjekje për të inkurajuar më shumë vajza që të hedhin sytë nga shkenca. Në ekuipazhin e përzgjedhur për misionin përfshihet edhe një balerinë dhe një aktore, që do të marrin pjesë në një film që do të xhirohet këtë vit në stacionin hapësinor ndërkombëtar. Shefi i agjencisë hapësinore ruse, Dimitry Rogozin, insistoi se Anna Kikina, 36 vjec, të zërë një vend në misionin e ardhshëm dhe ajo pritet të marrë pjesë madje edhe në një të ashtuquajtur ‘ecje në hapësirë’. Një kukull e re barbi është bërë më herët këtë vit, me imazhin e Kikinës, dhe tani vendi i saj i shumëpritur në një mision në ISS, në 2022, është konfirmuar. Në fakt, që nga 2016-ta, ajo është e vetmja grua kozmonaute në trajnim, një situatë që agjencia ruse do ta përmirësojë duke inkurajuar vajzat ruse se cdo ëndërr mund të bëhet realitet, thjeshtë duhet të besosh tek vetja dhe të ecësh përpara. Vetëm katër nga gjithsej 124 kozmonautë sovjetikë apo rusë kanë qenë femra. Raportet thonë se shefi i Roscosmos, Rogozin, ka urdhëruar personalisht qendrën e trajnimit të kozmonautëve që të përfshijë Kikinën në ekuipazhin e radhës të anijes soyuz që do të udhëtojë drejt stacionit hapësinor ndërkombëtar në 2022.

Top News – Zelenski: Bisedimet me Rusinë në Nëntor / Kremlini ‘shuan shpresat’: Nuk e ndalin luftën
26/10 15:17
Top Channel/ Një kardiolog në krye të Listës Studentore: Kush është “kryeministri” i ri i Serbisë!
26/10 15:06
Top News – Putin ‘qan’ për humbjen e Vuçiç / ‘Shpresojmë që liderët e rinj të vlerësojnë Rusinë’
26/10 14:54
Top News – Macron nxjerr ‘Ligjin e Vandalëve’/ Plasin kritikat: Po cënon të drejtën për e protestës
26/10 14:43
Top News – Trump jashtë kontrollit: Norvegjia ta shpif! Sulmon vendin që nuk i dha Nobelin për Paqen
26/10 14:38
Top News – Trump mbështet Orban për shef të OKB / Kandidat i përbashkët i SHBA-së, Rusisë dhe Kinës
26/10 14:37
Top News – ‘Shitën’ protestat në Tiranë si në Paris / Televizionet kërkojnë falje: U ngatërruam!
26/10 14:27
Top News – Pritet Halloween i frikshëm në Francë / Ministri paralajmëron protesta të dhunshme
26/10 14:22
Top Channel/ Mirë me SHBA e BE, mirë me Rusinë e Kinën: Lista Studentore, një “linjë” me Vuçiç?
26/10 14:17
Top News – Një mandat i katërt si President/ Lula da Silva fiton zgjedhjet në Brazil, garë e ngushtë
26/10 12:10
Top Channel/ “Ulni armët, rrisni pagat”: Italia përgatitet për valë të re protestash në 30 tetor!
26/10 12:09
Top News – Plani i AfD-së për të shkatërruar BE/‘Një federatë kombesh sovrane ose referendum DEXIT’
26/10 12:09
Top Channel/ Lula da Silva fiton balotazhin në Brazil, Bolsonaro Jr.,: “Nuk e njoh rezultatin”!
26/10 12:08
Top Channel/ Humbja e Vucic, simbol për Europën: “E dimë se edhe ajo që na pret, nuk është e lehtë”!
26/10 11:38
Top Channel/ Rënia e Vuçiçit, mediat në Rusi paralajmërojnë destabilizim të Ballkanit Perëndimor?!
26/10 11:34
Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47
Top Channel/ Marine Le Pen sfidon sërish Macron, shpall kandidaturën për presidente
25/10 22:46
Top Channel/ Kremlini provokon Trumpin: Evropa duhet të jetë pjesë e negociatave
25/10 22:45
Top News- ‘Rreziku i një Holokausti të dytë’/ Netanyahu kërcënon Iranin dy ditë para zgjedhjeve
25/10 21:30
Top Channel/ Nga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë në SHBA
25/10 20:04