Bashkimi Evropian po shqyrton mënyra të reja për procesin e zgjerimit, ndërsa lufta në Ukrainë e ka kthyer anëtarësimin e vendeve kandidate në një çështje gjeopolitike dhe sigurie. Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi se zgjerimi mbetet një prioritet i BE-së dhe theksoi se për herë të parë në 17 vjet është ngritur një grup pune për hartimin e traktatit të anëtarësimit të Malit të Zi.