Qyteti australian, Melburn do të mbyllë qytetet, fabrikat dhe bizneset tjera jo të domosdoshme, teksa autoritetet po përballen me shpërthime të reja të koronavirusit. Në mesin e masave të kufizimit përfshihet edhe ndalimi i qarkullimit në qytetin me pesë milionë banorë, pasi izolimi fillestar nuk ka arritur të ndalë virusin. Rreth një milion punëtorë do të detyrohen të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Për këtë arsye autoritetet kanë thënë se do të paguajnë punëtorët që janë detyruar të izolohen për 14 ditë, nëse paraprakisht kanë shfrytëzuar ditët e pushimit mjekësor.