Top News – Rikthimi në izolim/ Itali, i mundur në krishtlindje
14/10/2020 19:29

Italia rrezikon rikthimin në izolim në krishtlindje. Sipas virologut të universitetit të Padovas, Andrea Crisanti, shpreh shqetësim për ecurinë e situatës në vend dhe nuk përjashton një izolim të ri. Rastet po rriten dhe frika e ekspertit është që nëse vazhdohet kështu, numri i rasteve të koronavirusit mund të rritet në mënyrë shqetësuese. “Nëse rastet vazhdojnë të rriten, kapaciteti i gjurmimit dhe i bërjes së testeve ulet dhe kështu hyjmë në një rreth vicioz që bën të rritet transmetimi i viruesit”, thotë virologu. “Më shumë se sa masa mbi sjelljen, duhet bllokuar virusi. Pas 15 dfitësh, nuk do të doja të gjendesha në një situatë ku do të flisja për 15 mijë raste në ditë. Pikërisht për shkak të rritjes së infektimeve të regjistruar në këtë periudhë të fundit, Krisanti mendon se është e mundur një mbyllje e re, e dobishme për të reduktuar përhapjen e patogjenit. “Besoj se një izolim për krishtlindje, do të jetë në rendin e gjërave që duhen bërë. Mund të ristartojë sistemin, të ulë transmetimin e virusit dhe të zgjerojë gjurmimin e kontakteve. Kështu sic po vijojmë, sistemi është i mbingarkuar”, thotë ai. Si shembull, virologu, merr britaninë e madhe që ka vendosur të kthejë izolimin gjatë periudhës së pushimeve shkollore. Rritja e numrit të të infektuarve është parashikuar edhe nga këshilltari shkencor në ministrinë e shëndetësisë në itali, Valter Ricciardi. “Disa ditë më parë kam vlerësuar se nëse nuk do të merren masa mund të arrijmë në nëntor në 16 mijë raste në ditë. Në të vërtetë, ritmi i rritjes është aq i fortë sa që mund ta arrijmë këtë shifër akoma më shpejt. Ndaj është e nevojshme të respektojmë rregullat e vjetra dhe të marrim masa të reja”, ka thënë ai. Italia, javën e shkuar pa një rritje rastesh që shkuan në mbi 5 mijë në ditë, për të parën herë që nga kulmi i pandemisë në mars.

Top News- Luksemburgu njeh shtetin palestinez/ Paralajmëron sanksione të tjera ndaj Izraelit
16/09 09:36
Top Channel/ TikTok ndryshon “pronarin”, Trump: Të rinjtë do të jenë të lumtur
15/09 23:03
Top Channel/ Rusia: Jemi në luftë me NATO, po ndihmon ushtarakisht Kievin
15/09 22:43
Top News- “Izraeli të trajtohet si Rusia”, kryeministri spanjoll kërkon përjashtim nga garat sportive
15/09 22:15
Top News- Putin provokon hapur NATO-n dhe luan me zjarrin…tanket e avionët “çajnë” ajrin
15/09 22:13
Top Channel/ Bjellorusia dhe Rusia “luajnë me zjarrin”, reagon BE: Jemi gati për çdo kërcënim
15/09 21:14
Top Channel/ Armatimit në Europë i ka kaluar mosha? Kina përfiton, dronët ukrainas…
15/09 21:13
Top Channel/ Elon Musk blen 2.57 milionë aksione të Teslës, rriten me gati 5% aksionet
15/09 21:09
Top Channel/ Trump ”shpëton” TikTok nga ndalimi në SHBA! Ja çfarë përfshin marrëveshja
15/09 21:08
Top News – NATO është në luftë me Rusinë! Kremlini: Kjo është e qartë, nuk duhen prova
15/09 15:15
Top News – NATO stërvitet në Grenlandë pa SHBA-në / Manovra të gjera ushtarake, ‘Arctic Light 2025’
15/09 15:08
Top News – Gjiganti gjerman i mbrojtjes…Do ndërtojë luftanije, blen prodhuesin e madh
15/09 15:07
Top News – Rubio në Izraeli, takon Netanyahun / ‘Hamasi mori zemër nga Britania e Franca’
15/09 15:03
Top News – ‘Fiket’ Starlink, probleme në gjithë botën / Ndërprerje e shkurtër edhe në Ukrainë
15/09 14:04
Top News – Rusia kërcënon Evropën: ‘Do përndjekim këdo që merr asetet tona’
15/09 13:55
Top News – SHBA dërgon ‘Typhon’ në Japoni / Ndez garën e armatimeve, tërbohet Pekini
15/09 13:37
Top News – Ushtarakë amerikanë në Bjellorusi / Ndjekin stërvitjet me Rusinë, ‘vizitë e papritur’
15/09 13:37
Top News – Vera ekstreme që kaloi Evropa…43 miliardë euro dëme, analiza zbulon koston
15/09 12:11
Top News – ‘Shteti bërthamor është i pakthyeshëm’ / Koreja e Veriut ‘krenohet’ në Kombet e Bashkuara
15/09 12:00
Top News – Belgjika nxjerr ushtrinë në rrugë / Luftë me bandat e drogës nën shembullin e Trump
15/09 11:51