Top News – Rezerva të jashtëzakonshme gazi/ Turqia i zbulon në jug të detit të zi
05/06/2021 12:11

Turqia ka zbuluar rezerva shtesë të gazit natyral në jug të Detit të Zi, njoftoi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. Me 135 miliardë metër kubikë të zbuluar, vlera totale e gazit natyral të zbuluar në këtë rajon arrin në 540 miliardë metër kubikë, ndërkaq Erdogan tha se ka gjasa që në këtë rajon të zbulohet edhe më shumë gaz. “Anija jonë ka bërë një zbulim prej 135 miliardë metër kubikë të gazit natyral në pusin Amasra-1 në fushën e gazit Sakarya”, tha Erdogan gjatë një ngjarjeje në provincën Zonguldak. Vitin e kaluar, Turqia zbuloi 405 miliardë metër kubikë të gazit natyral në fushën Sakarya. Ankaraja synojnë që të nxjerrë gazin natyral nga fusha Sakarya dhe ta furnizojë rrjetin e saj deri më 2023. Erdogan tha sa për ta arritur këtë synim do të punohet “ditë e natë”. Tubacioni, që shtrihet të paktën 160 kilometra, do të duhet të lidhet me rrjetin kryesor dhe Ankaraja duhet që të ndërtojë një stacion brenda dy vjetësh. Turqia varet shumë nga importet e naftës dhe gazit nga Rusia, Azerbajxhani dhe Irani, po ashtu furnizohet me gaz të lëngshëm nga Katari, Shtetet e Bashkuara, Nigeria dhe Algjeria. Vitin e kaluar, Turqia ka importuar 48.1 miliardë metër kubikë gaz, që është 6 për qind më shumë se viti paraprak. Një e treta e këtyre furnizimeve erdhi nga Rusia. Turqia po ashtu ka kryer ekspedita për zbulim të naftës dhe gazit në Mesdhe, por operacionet në ujërat e kontestuar rritën tensionet mes Turqisë, Greqisë dhe Qipros.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43